Home / Lajme / Maqedoni / Regjimi sirian “masakron popullin”

Regjimi sirian “masakron popullin”

9 shkurt-Pillaj tha se “dështimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’u pajtuar rreth veprimit kolektiv, duket të ketë nxitur Qeverinë e Sirisë të masakrojë popullin e saj”.

Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillaj, ka bërë thirrje për “aksion urgjent ndërkombëtar” në mbrojtje të civilëve në Siri.

Pillaj tha se “dështimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’u pajtuar rreth veprimit kolektiv, duket të ketë nxitur Qeverinë e Sirisë të masakrojë popullin e saj”.

Më 4 shkurt, Rusia dhe Kina i kanë vënë veto draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit, të sponsorizuar nga Liga Arabe.

Plani parashihte largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, dhe kalimin e kompetencave te zëvendësi i tij.

Protestat kundër regjimit sirian kanë nisur në mars të vitit të kaluar dhe prej asaj kohe kanë humbur jetën mijëra persona.
Liga Arabe do të dërgojë prej në fillim në Siri përfaqësues të misionit të vëzhguesve, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun, i cili ishte i njoftuar për atë nga shefi i Ligës Arabe, Nabil al Arabi.

Në bisedë telefonike Al Arabi dëshiroi bashkëpunim të KB-së në misionin e ri. Ishte e theksuar madje edhe ideja për mision të përbashkët të dy organizatave, por me një përfaqësues të përbashkët special.

Sipas Ban, këto ide do të prezantoheshin në shqyrtim para Këshillit të Sigurisë së KB-së në ditët e ardhshme. Ai e kualifikon si katastrofë veton e Kinës dhe të Rusisë për rezolutën për Sirinë. Sipas tij, kjo veto i jep inkurajim Damaskut që të zhvillojë luftë kundër popullit të vet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *