Home / Sport / Renova anulon ‘testin’ me Napredokun

Renova anulon ‘testin’ me Napredokun

‘Definitivisht kemi prishje të planit të përgatitjeve, pasi si pasojë e borës nuk mundëm të zhvillojmë ndeshjen kontrolluese me Napredokun. Terenet janë të mbuluara me borë dhe në kushte të tilla nuk mund të zhvillojmë si duhet seancat stërvitore, e mos të flasim për ndeshje kontrolluese’, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Renovës, Bilall Veliu.

Të rreshurat e mëdha të borës që kanë përfshirë vendin janë duke shkaktuar probleme të mëdha ekipeve të futbollit, të cilat janë duke zhvilluar përgatitjet dimërore. Në përjashtim të Shkëndijës, Vardari, Horizontit dhe Rabotniçkit që kanë udhëtuar në Antali të Turqisë, skuadrat tjera që kanë zgjedhur Maqedoninë si vend për tu përgatitur assesi të realizojnë në përpikmëri planin e tyre. Renova për të dytën herë ka udhëtuar për në Ohër, ku gjithashtu ka shumë borë. Ekipi zhvilloi takimin e parë kontrollues të premten kur u mund 2:1 nga Ohrid 2004, mirëpo nuk arrit të realizojë ‘testin’ e dytë me Napredokun, të paraparë për ditën e dielë. ‘Definitivisht kemi prishje të planit të përgatitjeve, pasi si pasojë e borës nuk mundëm të zhvillojmë ndeshjen kontrolluese me Napredokun. Erdhëm në Ohër për kushte më të mira, megjithatë edhe përkundër tentimeve që bëjnë mirëmbajtësit e fushave, nuk arrijnë të përballen me natyrën dhe borën e madhe. Terenet janë të mbuluara me borë dhe në kushte të tilla nuk mund të zhvillojmë si duhet seancat stërvitore, e mos të flasim për ndeshje kontrolluese’, tregoi problemet me të cilat ballafaqohet Renova, mbrojtësi i djathtë Bilall Veliu, i cili komentoi sfidën e të premtes me Ohrid 2004. ‘Është mirë që të paktën zhvilluam atë takim, për të parë pak a shumë deri ku është skuadra me përgatitjet. Edhe pse humbëm ndeshjen mendoj se ekipi tregoi shenja pozitive dhe në një periudhë të caktuar të ndeshjes luajtëm shumë mirë. Normal edhe pse në ndeshje të këtilla rezultati është në plan të dytë, do të ishte mirë të fitojmë, por më me rëndësi është që pamë shenja positive në skuadër. Shpresojmë të përmirëohen kushtet këto ditë, për të vazhduar me punën tonë dhe me ndeshjet kontrolluese’, deklaroi ‘Billi’, i cili në këto përgatitje filloi të stërvitet me intenzitet të plotë, pasi paraprakisht pauzoi si pasojë e një dëmtimi të pësuar pikërisht në Ohër, në një ndeshje kampionale në vjeshtë. ‘Dëmtimin e krahut e kam lënë pas dhe tani po punoj me intensitet maksimal. Po arrij ngadalë nivelin e duhur dhe shpresoj të gjej vend në formacionin bazë. Renova në pranverë do të tentojë të përmirësojë pozitën në renditje, ndërsa cak kryesorë kemi Kupën e Maqedonisë, ku shpresojmë të hyjmë në finale’, përfundoi Bilall Veliu. Renova do të vazhdojë qëndrimin në Ohër me shpresë se kushtet do të përmirësohen dhe ekipi do të mund të realizojë zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese sipas planti të hartuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *