Home / Sport / Renova përsëri shkon në Ohër

Renova përsëri shkon në Ohër

“Sot udhëtojmë përsëri për në Ohër, pasi këtu në Tetovë nuk ka as kushte minimale për punë. Në Ohër kushtet janë më të mira dhe ekipi ka hapsirë për të përmbushur planin e stafit teknik të hartuar për këto përgatitje dimërore. Do të qëndrojmë 10-të ditë në Ohër dhe besoj se të përgatitur do ta presim vazhdimin e kampionatit”, deklaroi kapiteni i KF Renova, Fisnik Nuhiu.

Stafi teknik dhe futbollistët e Renovës nuk munden dot të durojnë kushtet në Tetovë, kështu që skuadra nga Xhepçishti i Tetovës përsëri vendos të largohet për në Ohër. Kushtet sa do kudo në këtë qendër janë më të favorshme ndërsa ditëve të fundit terenet janë pastruar tërësisht nga bora. Pikërisht për këtë qëllim nga tabori i Renovës vlerësojnë se atje do të mund të përmbushin planprogramin dhe të përgatitur do të presin fillimin e kampionatit. “Sot udhëtojmë përsëri për në Ohër, pasi këtu në Tetovë nuk ka as kushte minimale për punë. Në Ohër kushtet janë më të mira dhe ekipi ka hapsirë për të përmbushur planin e stafit teknik të hartuar për këto përgatitje dimërore. Do të qëndrojmë 10-të ditë në Ohër dhe besoj se të përgatitur do ta presim vazhdimin e kampionatit”, deklaroi kapiteni i KF Renova, Fisnik Nuhiu, i cili u shpreh i kënaqur me pjesën e deritanishme të përgatitjeve, ku sipas tij skuadra ka arritur një nivel të mirë loje. “Personalisht vlerësoj përgatitje pozitive edhe pse një kohë edhe në Ohër kishim problem me borën dhe terenet adekuate. Mirëpo ekipi ka punuar mirë, në ndeshjet kontrolluese kemi treguar lojë të kënaqshme, të gjithë angazhohen maksimalisht dhe kjo është shumë pozitive. Dua të them se Renova tani karakterizohet me një lojë të re, me posedim të topit, aksione të bukura dhe raste të shumta për të shënuar. Besoj se në këto ditë që na kanë mbetur deri në fillim të kampionatit të eliminojmë mangësitë që paraqiten dhe të jemi të gatshëm në maksimum për sfidat pranverore”, sqaroi Nuhiu. Për Renovën kjo është hera e tretë që shkon në Ohër gjatë këtyre përgatitjeve dimërore. Paraprakisht ekipi ishte në këtë qendër në dy raste, ndërsa ja përsëri pas qëndrimit disa ditor në Tetovë, skuadra shkon në qëndrimin e tretë dhe të fundit për këto përgatitje. “Fshehtësia e asaj që shkojmë dhe kthehemi është për arsye shumë të rëndësishme. Kjo është hera e tretë që do qëndrojmë në Ohër, pasi paraprakisht ishim një herë 7-të ditë dhe një herë 10-të ditë. Tani do të jemi përsëri 10-të ditë dhe nëse mbledhim në total, del se në Ohër kemi kaluar gati një muaj. E tani nëse do të bënim këtë qëndrim pa ndërprerë, sigurisht se ndoshta do të kishte ndikim negativ, pasi rezikohet që ekipin ta kapë monotonia. Përgatitjet dimërore janë të mërzitshme, ka shumë stërvitje fizike dhe për këtë qëllim kthimi nga dy-tre ditë në shtëpi, na ka bërë të jemi më të relaksuar, pasi kemi qëndruar pranë familjeve tona. Ne jemi profesionist, por gjithashtu jemi njerëz që kemi jetët tona dhe përkundër përkushtimeve profesionale në skuadër, gjithsesi se kemi nevojë të jemi më të afërmit tanë. Për këtë qëllim vlerësoj shumë pozitiv vendimin që ekipi kthehej në Tetovë dhe përsëri udhëton në Ohër’, tha Nuhiu, të cilit si duket i ka munguar shumë familja. Renova në këtë qëndrim të tretë në Ohër do të zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese, pasi më 24 shkurt do të ndeshet me Pelisterin, ndërsa më 26 shkurt për kundërshtar do të kenë Dritën e Bogovinës. Me këto takime pritet që ekipi të përmbushë planin e paraparë dhe të gatshëm të jenë për arritjen e objektivave në kampionat. “Unë jam optimist dhe pres rezultate më të mira se 6-të muajt e kaluar. Mendoj se Renova kampionatin do ta mbyllë në vendin e katërt, pasi vlerësoj se e meritojmë një gjë të tillë. Përveç tre skuadrave të para në renditje, nuk shoh ekip tjetër që më shumë se ne meriton të jetë në top-4 e parë. Njëkohësisht jam optimist se Renova do të arrijë të kap finalen e Kupës së Maqedonisë. Edhe pse do luajëm me Vardarin, të cilët deri tani kanë treguar më shumë në kampionat, megjithatë mbetem optimist se ne do të arrijmë t’i eliminojmë”, përfundoi me optimizëm kapiteni i ekipit ‘bardhëekaltërt”, Fisnik Nuhiu.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *