Home / Sport / Renova ‘shpartallon’ Gostivarin

Renova ‘shpartallon’ Gostivarin

‘Ishte ndeshje e mirë ku skuadra jonë dha shenja pozitive. Kënaq forma e mirë e futbollisëve dhe efikasiteti, ndërsa jemi të kënaqur edhe me performansën e futbollistëve më të rrinjë të cilët vazhdimisht marrin hapsirë për të treguar potencialin e tyre. Është mirë që terenet u pastruan dhe u krijuan kushte për stërvitje dhe ndeshje kontrolluese. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë tempo edhe në të ardhmen dhe të përgatitur të presim startin e kampionatit’, deklaroi ndihmës trajneri i Renovës, Bujar Islami.

Pasi të dielën anuluan ‘testin’ me Napredokun si pasojë e të rreshurave të mëdha të borës, skuadra e Renovës të martën nxori gjithë mllefin e saj në përballjen kontrolluese me Gostivarin, të cilët i mundën me rezultat të lartë 5:1. Për ‘gjipspunuesit’ kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese, pasi javën e shkuar u mundën 2:1 nga Ohrid 2004. Kushtet e vështira atmosferike vështirësuan procesin stërvitor të skuadrave që përgatiten në Ohër, mirëpo këto ditë terenet janë pastruar dhe automatikisht janë krijuar kushte për stërvitje dhe ndeshje kontrolluese. Ndryshe takimi me Gostivarin solli futboll kualitativ dhe dominim të Renovës. Fillimi solli befasi ku skuadra e Ligës së Dytë në minutën e 11-të kaloi në epërsi. Renova u përgjigj shpejt dhe në minutën e 15-të Ismail Ismanili shënoi për barazim në 1:1. Renova avansoi 2:1 në minutën e 33-të kur Argjent Gafuri shënoi gol të mrekullueshëm. Deri në fund të pjesës së parë xhepçishtasit sollën edhe një gol për epërsi 3:1, kur golin debutues në fanellën e Renovës e shënoi Sashko Pandev. Në pjesën e dytë Renova vazhdoi dominimin dhe në minutën e 65-të i riu Visar Musliu shënoi për epërsi 4:1. Në vazhdim si pasojë e shumë zëvendësimeve tempoja e lojës ra, mirëpo Renova gjithsesi arriti të sjellë edhe një gol, kur në minutën e 88-të Hajdari shënoi për rezultatin përfundimtar, Renova-Gostivari 5:1. Vlen të ceket se ky takim edhe pse kishte karakter kontrollues, gjithsesi si pasojë e angazhimit maksimal të dyja skuadrat u ndashkuan me kartonta të kuq edhe atë një për Gostivarin dhe dy për Renovën, pasi para kohe ndeshjen e mbyllën Andonov dhe Florim Nuhiu (vëllau i kapitenit Fisnik Nuhiu). ‘Ishte ndeshje e mirë ku skuadra jonë dha shenja pozitive. Kënaq forma e mirë e futbollisëve dhe efikasiteti, ndërsa jemi të kënaqur edhe me performansën e futbollistëve më të rrinjë të cilët vazhdimisht marrin hapsirë për të treguar potencialin e tyre. Është mirë që terenet u pastruan dhe u krijuan kushte për stërvitje dhe ndeshje kontrolluese. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë tempo edhe në të ardhmen dhe të përgatitur të presim startin e kampionatit’, deklaroi nga Ohri, ndihmës trajneri i Renovës, Bujar Islami, i cili sqaroi planin për ditët në vijim. ‘Të ejnten kemi në plan tjetër takim kontrolluese, ndërsa emri i kundërshtarit do të vendoset së shpejti. Pastaj më 18-të shkurt përballemi me Napredokun. Shpresoj që në këto takime t’i shmangim mangësitë që shfaqen në faza të caktuara të lojës dhe të ngrisim edhe më shumë nivelin e lojës. Më 19-të shkurt parashihet të kthehemi në Tetovë, ku do të punojmë deri në ndeshjen e parë kampionale. Edhe përkundër kushteve të vështira, mendoj se Renova e përgatitur do ta presë vazhdimin e kampionatit’, përfundoi Bujar Islami.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *