Home / Sport / Sali kapiten, Emini mer ‘10’-shen e Hasanit

Sali kapiten, Emini mer ‘10’-shen e Hasanit

Në mungesë të Nebi Mustafit që mbeti në Tetovë si rezultat i mosmarëveshjeve me drejtuesit e klubit, kapiten i ri i Shkëndijës është Ersen Sali. Emini dhe Elmazovski shihen si zëvendësues të tij në postin e kapitenit. Kur jemi te Emini duhet të cekim se ai në pranverë do të luajë me fanellën numër ’10’-të, e cila deri tani i ka takuar Ferhan Hasanit që u transferua te Wolfsburgu. Me largimin e Hasanit, ‘10’-shja rrëmbehet nga Emini, i cili len të lirë numrin ‘20’-të që në vazhdim do ta mbajë Gjelbrim Taipi. ‘8’-ën e Taipit e mer Elmedin Rexhepi, ndërsa Kemal Allomeroviq do të ketë numrin ‘7’-të.

Skuadra e Shkëndijës vazhdon përgatitjet në Antali të Turqisë ku për dallim nga Maqedonia e mbuluar me borë, atje kushtet janë shumë të mira. Për këtë qëllim nga tabori i kampionëve në fuqi janë optimist që skuadra do të përgatitet si duhet para vazhdimit të kampionatit në Maqedoni, pasi përvec seancave të rregullta stërvitore, ekipi zhvillon edhe përballje të forta kontrolluese me ekipe evropiane. Pas barazimit pa gola me ukrainasit e Cernomores, të martën Shkëndija u përball me kampionët e Sllovenisë, Mariborin, për të cilët luan tetovari Agim Ibraimi. ‘Jemi shumë të kënaqur me kushtet që kemi gjetur këtu. Duke pasyr parasysh kushtet që mbizotrojnënë Maqedoni, konfirmohet i drejtë vendimi që të vijmë këtu. Kemi terene fantastike për punë, koha është shumë e përshtatshme, ndërsa në ndeshje kontrolluese ekipi luan përballë kundërshtarëve të fortë, që sjellin vetëm dobi, pa marë parasysh rezultatit’, u shpreh nga Antalia, sekretari i KF Shkëndija, Fikret Shaqiri. ‘Nëse vazhdojmë me këtë rritëm besojmë se të përgatitur do të presim vazhdimin e kampionatit ku kemi ambicie të mëdha. Besoj se ndeshjet kontrolluese do t’i shërbejnë ekipit si për të kërkuar formë, njëkohësisht edhe për të fituar përvojën e ndeshjeve ndërkombëtare të cilat na nevoijiten shumë. Edhe për futbollistët më të rrinjë është një përvojë e madhe që të luajnë në takime të këtilla. Për këtë qëllim, ne mbetemi optimistë për një pranverë të suksesshme’, përfundoi Shaqiri. E në ndërkohë duke patur parasysh dy ndeshjet e para kontrolluese me Cernomorec-in dhe Mariborin, janë konfirmuar edhe numrat që do të mbajnë futbollistët në vazhdim të stinorit. Përvec futbollistëve të rrinjë të ardhur në ekip, sa u përket numrave ka disa ndryshime edhe te lojtarët tjerë që edhe më parë ishin pjesë e ekipit. Risia më e madhe është se në mungesë të Nebi Mustafit që mbeti në Tetovë si pasojë e mosmarveshjeve me drejtuesit e klubit, shiriti i kapitenit i ka takuar Ersen Sali-t. Për momentin duket se gjërat do të shkojnë kështu, me atë që Emini dhe Elmazovski shihen si zëvendësues të tij në postin e kapitenit. Kur jemi te Emini duhet të cekim se ai në pranverë do të luajë me fanellën numër ’10’-të, e cila deri tani i ka takuar Ferhan Hasanit që u transferua te Wolfsburgu. Me largimin e Hasanit, ‘10’-shja rrëmbehet nga Emini, i cili len të lirë numrin ‘20’-të që në vazhdim do ta mbajë Gjelbrim Taipi. ‘8’-ën e Taipit e mer Elmedin Rexhepi, ndërsa Kemal Allomeroviq do të ketë numrin ‘7’-të. Nga përforcimet tjera të ardhura në dimër, Ertan Demiri do të luajë me fanellën me numër ‘28’-të, Pëllumb Jusufi do të mbajë ‘15’-shen, ndërsa Tamboura Mahambe do të jetë ‘9’-shja i ri i Shkëndijës. Ndryshim ka edhe te portierët, pasi për dallim nga stinori vjeshtor, në pranverë numri ‘1’ do të jetë për Marko Jovanovskin, Hadis Velii mer ‘12’-shen, ndërsa portieri i ri i ardhur Burhan Mustafa do të mbajë numrin ‘26’-të. Sa u përket tjerëve nuk ka ndonjë ndryshim, me atë që Besar Karimani ka mërrë ‘25’-shen që mbeti e lirë prej largimit të Ardian Nuhiut, ndërsa Ilir Xhemaili do të luajë me fanellën numër ‘27’-të.

Nr e futbollistëve:
1.Marko Jovanovski
12.Hadis Velii
26.Burhan Mustafa
17.Ilir Elmazovsi
5.Mexhit Neziri
21.Vlado Nikitoviq
23.Sedat Berisha
18.Nenad Mishkovski
6.Ardijan Cuculi
24.Oliver Peev
20.Gjelbrim Taipi
28.Ertan Demiri
14.Miroslav Jovanovski
16.Jasir Selmani
10.Izair Emini
7.Kemal Alomeroviq
8.Elmedin Rexhepi
9.Mahambe Tamboura
15.Pellumb Jusufi
11.Ersen Sali
25.Besar Karimani
27.Ilir Xhemaili

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *