Home / Sport / SEEU torturohet në Shën Nikollë

SEEU torturohet në Shën Nikollë

“Ajo që ndodhi të dielën në Shën Nikollë kaloi çdo kufij dhe unë ende jam i shokuar. Nuk kuptoj sjelljen e vendasve dhe gjithë atë presion që ushtruan ndaj neve. Mendoj se gjëra të këtilla bëjnë që sporti të humb kuptimin dhe ne jemi shumë të brengosur për këtë situatë”, tha në fillim trajner i ekipit të futbollit të vogël të UEJL-së, Afrim Jonuzi, i cili më pas sqaron gjithë atë që ndodhi në takimin në fjalë.

Incidentet ndëretnike në vend nuk kanë të sosur dhe së fundmi cak i një sulmi të tillë ishin futbollistët e ekipit të UEJL-së, të cilët përjetuan një torturë të vërtetë në ndeshjen me Aglomakun të zhvilluar në Shën Nikollë. Si duket skuadra e UEJL-së duhej patjetër të humbë këtë ndeshje dhe për këtë arsye vendasit nuk zgjidhnin mjete për të arritur qëllimin. “Ajo që ndodhi të dielën në Shën Nikollë kaloi çdo kufij dhe unë ende jam i shokuar. Nuk kuptoj sjelljen e vendasve dhe gjithë atë presion që ushtruan ndaj neve. Mendoj se gjëra të këtilla bëjnë që sporti të humb kuptimin dhe ne jemi shumë të brengosur për këtë situatë”, tha në fillim trajner i ekipit të futbollit të vogël të UEJL-së, Afrim Jonuzi, i cili më pas sqaron gjithë atë që ndodhi në takimin në fjalë. “Që në fillim nga atmosfera në palestër pamë se nuk do kemi trajtim korrekt, mirëpo nuk besonim situatë të arrijë deri aty ku erdhi. Fillimisht sharjet dhe ofendimet tani më të zakonshme nuk na bënin përshtypje dhe në lojë ishim në epërsi. Mirëpo situatata përkeqësohej me kalimin e kohës dhe në ndërkohë futbollistët që qëndronin në pankinë ishin cak i sulmeve nga publiku, deri sa gjatë gjithë kohës u mbuluam me pështymë”, thotë Jonuzi, duke shtuar. “Ne në një moment vendosëm të lëshojmë lojën, mirëpo delegati i takimit na bindi që të vazhdojmë, me arsyetimin se kemi avantazh dhe se situata do të jetë nën kontroll. Erdhën disa policë të cilët duhej të na garantojnë sigurinë, mirëpo ata u shëndruan në shikues të zakontë të asaj që ndodhte në palestër. Publiku u fut në palestër dhe në sulmoi pa asnjë arsye të vetme, ndërsa ne mendojmë se pas kësaj qëndron dikush tjetër”, bind trajneri i UEJL-së. Nga tabori i UEJL-it sqarojnë se futbollistët vendas gjatë gjithë kohës aplikonin lojë të ashpër dhe në këtë drejtim ndihoheshin nga arbitrat që nuk na mbronin aspak. Agolomaku mori 5 penalti të dyshimta, deri sa barazuan rezultatin në 5:5. E shtypur dhe e përballur me kushte jo-normale për lojë, Jonuzi vendos të tërheqë ekipin nga loja, duke arritur në një mënyrë të ‘struken’ deri në zhveshtore, pasi publiku ishte i gatshëm për ‘luftë’. Trajneri Jonuzi dyshon se drejtuesit e Zhelezarecit janë duke bërë lojë të fshehur, për të penguar ecurinë e UEJL-së drejt titullit të kampionit. “Mendoj se kjo është skenë e përgatitur kundër ekipit tonë dhe gjithçka vjen pasi mundëm Zhelezarecin dhe hymë në luftë të ashpër për titullin e kampionit. Dyshimet e mia rriten nga fakti se ndeshje me Aglomakun nuk duhej të zhvillohet pasi vendasit nuk kishin paguar një pagesë dhe kur personalisht u ankova për këtë gjë, më bindën se atë borxh do ta paguajë skuadra e Zhelezarecit. Duket se ky ekip nuk është i gatshëm për luftë korrekte për titullin e kampionit”, sqaron Jonuzi. Skuadra e UEJL-it pasi mundi Zhelezarecin, u kyç fuqishëm në garën për titullin e kampionit. Mirëpo tani në pah dalin probleme tjera dhe sipas Jonuzit kjo situatë duhet të shqyrtohet mirë dhe seriozisht, para se të ndodhë diçka e padëshirueshme. “Këto ditë kemi mbledhje, ndërsa planifikoj të kem një takim me nënkryetarin e FFM-së, Qenan Idrizin me të cilin do të diskutojmë këtë situatë. Patjetër kjo gjë duhet të ndryshojë pasi nuk jemi vetëm ne ata që kemi probleme. Edhe Shkëndija kishte presione kohë më parë, ndërsa e njëjta u ndodhi edhe Royal Ilirëve. Ne duam të bëjmë sport dhe kërkojmë që të na krijohen kushte për një gjë të tillë”, përfundoi prof.Afrim Jonuzi, i cili në media ka dalë edhe me komunikatë zyrtare rreth këtij incidenti. Nga tabori i UEJL-së pyeten haptasi nëse ka kuptim të vazhdojnë garimin në kushte të këtilla dhe ndoshta seriozisht duhet të mendohet për organizimin e një lige të shqiptarëve për të cilën kemi edhe klube por edhe kuadro profesionale.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *