Home / Lajme / Rajon / Selimi: S’ua ka frikën askush

Selimi: S’ua ka frikën askush

2 shkurt-“Mjaft më me shantazhe…Nëse doni të na frikësoni e keni gabim… S’ua ka frikën askush”, ka thënë ndër të tjera Selimi, duke thënë pse është duke u mashtruar opinioni se është shuar SHIK-u.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u shpreh i ashpër lidhur me shantazhimet që sipas tij, po i bëjnë pjesëtarë të SHIK-ut, duke theksuar se nuk do të arrijnë t’i fshehin të vërtetat dhe të ngjallin frikë.

Ai para ligjvënësve tha se pjesëtarët e SHIK-ut kanë për qëllim të ngjallin frikë, mirëpo këtë sipas tij, nuk do t’ia arrijnë.

“Mjaft më me shantazhe…Nëse doni të na frikësoni e keni gabim… S’ua ka frikën askush”, ka thënë ndër të tjera Selimi, duke thënë pse është duke u mashtruar opinioni se është shuar SHIK-u.

Ai më tej tha se ata që flasin për luftën e UÇK-së, mirëpo vet e kanë zhveshë atë uniformë, mund t’i tregojë me emra.

Selimi ka thënë se nuk do t’i përgjigjen as SHIK-ut as Qeverisë, pasi sipas tij pikërisht këta janë që duhet t’i përgjigjen qytetarëve dhe drejtësisë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *