Home / Lajme / Maqedoni / Shfaqet organizata paramilitare maqedonase MOS

Shfaqet organizata paramilitare maqedonase MOS

2 shkurt-Në këtë moment, pos dënimit të ngjarjeve në Strugë, nuk do të dëshirojmë të japim kurrfarë deklarata plotësuese me qëllim që të mos hedhim vaj zjarrit, por me vëmendje ndjekim ngjarjet dhe zhvillimet në Strugë dhe Maqedoni. Shpresojmë se me ju do të kemi bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë në të ardhmen dhe se do të bashkëpunojmë në mënyrë të ndërsjelltë. Ky profil i MOS-it është zyrtar dhe prapa tij qëndron udhëheqësia e MOS-it”, thuhet në këtë mesazh të publikuar në portalet e internetit.

Forcat e Bashkuara Maqedonase (MOS) është organizata paramilitare maqedonase që ditëve të fundit është shfaqur përmes internet në Maqedoni, infomon agjencia e lajmeve INA.

Organizata maqedonase MOS (Makedonski Obedineti Sili) për herë të parë paraqiten publikisht përmes rrjeteve sociale të internetit si “facebook”, ku theksojnë se së shpejti do të jetë dalja e tyre publike me kërkesat dhe qëllimet e saj.

Në një letër të tyre të publikuar thuhet se interesimi për anëtarësim në këtë organizatë është i madh dhe se me vëmendje ndjekin gjendjen në Strugë. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të qenë në dispozicion institucioneve të shtetit, bën të ditur INA.

Teksti integral, dërguar portaleve maqedonase, kryesisht atyre lokale nga Ohri:

“Dëshirojmë të përcjellim përshëndetjet dhe respektin tonë deri te ju. MOS, Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM), është organizatë që ekziston një kohë të gjatë, me pjesëmarrje në shumë ngjarje ku është konsideruar se duhet të mbrohen interesat nacional maqedonas. Për herë të parë (dhe të fundit), pjesëtarët e MOS janë paraqitur me uniforma gjatë kohës së gjykimit të gjeneralëve në rastin “Vreshtat e Rashtakut”, (që më pas u liruan), edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte pjesëtar i MOS. Kemi marë pjesë në protestat kundër ndryshimit të emrit dhe shumë ngjarje tjera të mëdha. “Si “branitella”(mbrojtës) dhe njerëz nikoqir, të cilët nuk kursejnë as jetën e vet, më 2001, jemi pozicionuar në mbrojtje të atdheut tonë. Kemi për qëllim dhe obligim që të vihemi në mbrojtje të vlerave nacionale, kulturore dhe historike maqedonase. Respektojmë institucionet e shtetit dhe u jemi në dispozicion si “branitella” nëse sërish kanë nevojë institucionet për shërbimet tona, për shkak të interesimit gjithnjë e më të madh nga populli maqedon që ti bashkëngjiten MOS-it. Ne, gjatë periudhës së ardhshme, udhëheqësia e MOS-it, do të dalim publikisht dhe do ti bëjmë publike aktivitetet dhe qëllimet e MOS-it. Në këtë moment, pos dënimit të ngjarjeve në Strugë, nuk do të dëshirojmë të japim kurrfarë deklarata plotësuese me qëllim që të mos hedhim vaj zjarrit, por me vëmendje ndjekim ngjarjet dhe zhvillimet në Strugë dhe Maqedoni. Shpresojmë se me ju do të kemi bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë në të ardhmen dhe se do të bashkëpunojmë në mënyrë të ndërsjelltë. Ky profil i MOS-it është zyrtar dhe prapa tij qëndron udhëheqësia e MOS-it”, thuhet në këtë mesazh të publikuar në portalet e internetit. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *