Home / Lajme / Rajon / SHIK-u, organizatë fantome!

SHIK-u, organizatë fantome!

7 shkurt-ë një intervistë për “Tribunën Shqiptare” anëtari i kryesisë se AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se për zgjidhjen e situatës në veri nuk do të tejkalohet asnjë milimetër nga Pakoja e Ahtisaarit, ndërsa ka theksuar se AAK-ja e ka planin e saj për normalizimin e kësaj pjese

Deputeti Daut Haradinaj mendon se vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për fazën finale të përmbylljes së pavarësisë është lajm i mirë për Kosovën, pasi sipas tij, me këtë dëshmohet se vendi ynë është i gatshëm të udhëhiqet vetë. ICO-ja, sipas tij, është e pafuqishme ta zgjidhë problemin e veriut, por Haradinaj ka thënë se këtë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës. Në një intervistë për “Tribunën Shqiptare” anëtari i kryesisë se AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se për zgjidhjen e situatës në veri nuk do të tejkalohet asnjë milimetër nga Pakoja e Ahtisaarit, ndërsa ka theksuar se AAK-ja e ka planin e saj për normalizimin e kësaj pjese. Sipas tij askush nuk ka mandat të negociojë një status special për veriun. Deklaratat e fundit ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes i quan “arenë gladiatorësh”, në kohë jo të duhur. Për SHIK-un thotë së ka qenë organizatë fantome, që nuk është deklaruar publikisht se çka ka në të. “Uroj që edhe Vetëvendosje edhe njerëzit që kanë qenë pjesë e SHIK-ut, të jenë më të kujdesshëm, sepse opinioni nuk ka nevojë për këso tensionesh të “nxehta” e që unë mendoj se janë të kota”, ka shtuar Haradinaj transmeton Kosova Times. Kohëve të fundit mediat kanë shkruar se opozitë partive që janë në pushtet po u bën vetëm “Vetëvendosja”. (Express)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *