Home / Sport / Shkëndija angazhon malazezin Miliq

Shkëndija angazhon malazezin Miliq

“Mund të konfirmoj se Miliq është volejbollist i ri i Shkëndijës dhe ne jemi të kënaqur me angazhimin e tij. Mendoj se kemi bërë lëvizje të mirë me angazhimin e këtij volejbollisti dhe presim që ai do të ambientohet shpejtë dhe do të arsyetojë besimin tonë. Ndërkohë ekipi punon mirë, atmosfera është në nivel dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë për të arritur formën optimale para fillimit të garave. Siç dihet ne kemi ambicie të mbrojmë titujt në kampionat dhe Kupë ”, deklaroi mes tjerash trajneri i Shkëndijës, Durim Luma.

Telenovela rreth kërkimit të përforcimeve cilësore nga tabori i Klubit të Volejbollit Shkëndija, ka përfunduar me angazhimin e malazezit Bllazho Miliq. Ky është epilogu përfundimtar i tentimit të skuadrës kampione në Maqedoni, për të përforcuar ekipin para sezonit pranveror, kur ‘kuqezinjtë’ do të kërkojnë mbrojtjen e titujve në kampionat dhe Kupë. Miliq është volejbollist 23 vjeçar, me një lartësi trupore prej 209 centimetrave, ndërsa në Maqedoni vjen nga skuadra e Studentski centar, ka statusin e reprezentuesit të Malit të Zi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për ekipet malazese Sutjeska dhe Budva. “Mund të konfirmoj se Miliq është volejbollist i ri i Shkëndijës dhe ne jemi të kënaqur me angazhimin e tij. Përmes volejbollistit tonë Zharko Ristovski i cili ka luajtur në të kaluarën në kampionatin malazez, hymë në kontakt me këtë lojtar, ndërsa pasi u bindëm në kualitetet e tij vendosëm ta angazhojmë. Mendoj se kemi bërë lëvizje të mirë me angazhimin e këtij volejbollisti dhe presim që ai do të ambientohet shpejtë dhe do të arsyetojë besimin tonë. Presim që Federata e Volejbollit të Malit të Zi deri në fund të javës të lëshojë sertifikatin e Miliqit, që ne të mundemi në kohë ta rregjistrojmë në rradhët tona”, konfirmoi angazhimin e malazesti Bllazho Miliq, trajneri i Shkëndijës, Durim Luma, i cili së shpejti duhet të vendosë nëse do të angazhojë reprezentuesin e shpresave të Shqipërisë, Bidulin, i cili tani më një kohë është në provë në taborin e kampionëve. Në ndërkohë përmirësimi i kushteve atmosferike, ka bërë që të kthehen në normale punët në taborin e Shkëndijës. Dihet se javën që Maqedonia u përfshi nga të rreshura të mëdha të borës, kampionët disa ditë ishin të ‘bllokuar’ dhe nuk mundeshin në formacion komplet të realizojnë seancat stërvitore, mirëpo tani gjithçka është në rregull dhe ekipi punon në urdhërat e trajnerit Luma. “Po ka disa ditë që ne i jemi kthyer punës normale dhe po përmbushim planprogramin e hartuar për këtë fazë. Ekipi punon mirë, atmosfera është në nivel dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë për të arritur formën optimale para fillimit të garave. Përsëris se ne kemi ambicie të mbrojmë titujt në kampionat dhe Kupë dhe për këtë qëllim duhet të jemi të gatshëm në maksimumin tonë për sfidat pranverore që e presin ekipin’, përfundoi me optimizëm, Durim Luma, njeriu që vitin e kaluar drejtoi Shkëndijën në suksesin më të madh në histori, fitimin e titutllit të kampionit, si dhe Kupën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *