Home / Sport / Shkëndija demoloi Panduri-n

Shkëndija demoloi Panduri-n

Dy gola të sulmuesit nga Mali, Mahambe Tamboura dhe një tjetër i Elmedin Rexhepit kanë siguruar fitoren bindëse 3:0 të Shkëndijës përballë ekipit rumun Pandurii, në një takim kontrollues të zhvilluar në Antali të Rumanisë, ku kampionia e Maqedonisë dhe skuadra rumune janë duke zhvilluar përgatitjet dimërore para fillimit të sezonit pranveror. Pas pjesës së parë pa gola, ‘kuqezinjtë’ dominuan pjesën e dytë duke tundur tre herë rrjetën e Pandurii-t, për të sjellë në këtë mënyrë Shkëndijës fitoren e parë në përgatitjet në Turqi, pasi paraprakisht regjistroi dy barazime dhe një humbje.

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës ka deklasuar me rezultat të lartë 3:0 ekipin rumun, Pandurii, në një takim kontrollues të zhvilluar në Antali të Turqisë ku dy skuadrat janë duke zhvilluar përgatitjet dimërore. ‘Kuqezinjtë’ pas dy barazimeve pa gola me Çernomorecin e Hungarisë dhe Mariborin e Sllovenisë, si dhe disfatën 1:0 nga hungarezët e Dioshgjerit, më në fund arritën të gjejnë rrjetën kundërshtare në Turqi, duke marë madje fitoren e parë edhe atë me rezultat të lartë 3:0. Në pjesën e parë u zhvillua lojë e baraspeshuar, me romunët që ishin në momente shumë nervozë duke reaguar shpesh në vendimet e arbitrave turk. Pas disa situatave të këtilla në minutën e 30-të ndodhi një zënkë mes Cuculit dhe Voiculeţ, pas së cilës futbollisti i Pandurit u ndëshkua me karton të kuq, me atë që romunët vazhduan të luajnë me 11-të futbollistë, pasi me marëveshje të dy skuadrave në vend të futbollistit të ndëshkuar në lojë hyri Grigoras. Në pjesën e dytë Shkëndija solli performansën më të mirë në përgatitjet e deritanishme në Turqi. ‘Kuqezinjtë’ dominonin në teren dhe në minutën e 58-të avansuan me anë të përforcimit të ri, sulmuesit nga Mali, Mahambe Tamboura. Nuk kaluan as tre minuta kur i njëjti futbollist shënoi tjetër gol për epërsi 2:0. Shkëndija vazhdoi dominimin edhe në minutat në vazhdim dhe 15-të minuta para fundit me anë të Elmedin Rexhepit shënoi golin e tretë, që në fund u tregua të jetë rezultati vendimtar i takimit. Vlen të ceket se edhe Shkëndija në këtë ndeshje pati një karton të kuq, kur Ertan Demiri u desh te lëshojë lojën pas kartonit të dytë të verdhë. Kjo fitore është paralajmërim i mirë nga kampionët në fuqi, të cilët duket se ngadalë gjejnë formën e tyre të duhur. Pas tre ndeshjeve, Shkëndija mer fitoren e parë, ndërsa ky ishte takimi i tretë në të cilin rrjeta e Shkëndijës mbeti e paprekur. Në anën tjetër sulmi më në fund solli efektin e duhur që nënkupton se ‘kuqezinjtë’ po përparojnë në lojë dhe se në të ardhmen priten paraqitje dhe rezultate të mira. Shkëndija ndeshjen e rradhës duhej ta ketë të hënë kur do të përballej me Kluzhin e Rumanisë, mirëpo kjo përballje është anuluar dhe sipas informatave nga drejtuesit e skuadrës tetovare, ekipi do të gjejë kundërshtarë tjetër, i cili me shumë gjasa do të jetë ekip nga Ukraina.

SHKËNDIJA – PANDURII 3:0
Golashënues: Tamboura 58’, 60’, Rexhepi 75’.
Papilon Sport Center
SHKËNDIJA: Jovanovski, Mishkovski, Nikitoviq, Cuculi, Selmani, Taipi, Demiri, Miki Jovanovski, Allomeroviç, Emini dhe Sali.
U inkuadruan: Mustafa, Elmazovski, Berisha, Xhemaili, Karimani, Tamboura, Rexhepi, Jusufi dhe Peev.
PANDURII: Mingote, Ungurusan, Viera, Cardoso, Vlad, Pintilii, Nistor, Voiculet, Maxim, Matulevicius dhe Batin.
U inkuadruan: Grigoras, Rada dhe Neagu.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *