Home / Sport / Shkëndija len diellin dhe kthehet në borë

Shkëndija len diellin dhe kthehet në borë

“Mendoj se kemi lënë pas përgatitje cilësore, gjatë të cilave zhvilluam 6-të përballje me kundërshtarë të fortë. Skuadra dha shenja positive, të gjithë futbollistët ishin në nivel dhe tani dalëngadalë trajneri Shabani duhet të kristalizojë formacionin që do të bar barën kryesore, edhe pse ne pretendojmë që të gjithë futbollistët që kemi në përbërje janë të rëndësishëm dhe secili do të ketë rastin e vet për t’i ndihmuar skuadrës”, u shpreh ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Skuadra kampione e futbollit të Maqedonisë ka mbyllur përgatitjet 16-të ditore në Antali të Turqisë dhe të dielën pas dite është rrikthyer në Tetovë. ‘Kuqezinjtë’ gjatë qëndrimit në Antali kishin kushte shumë të mira për punë, ndërsa klima në këtë vend të Turqisë është aq e favorshme, sa që ekipi thujase punoi në kushte vere. Por problemet do të lindin tani kur skuadra duhet të vazhdojë përgatitjet në Tetovë, ku terenet janë të mbuluara me borë. “Mendoj se kemi lënë pas përgatitje cilësore, gjatë të cilave zhvilluam 6-të përballje me kundërshtarë të fortë. Skuadra dha shenja positive, të gjithë futbollistët ishin në nivel dhe tani dalëngadalë trajneri Shabani duhet të kristalizojë formacionin që do të bar barën kryesore, edhe pse ne pretendojmë që të gjithë futbollistët që kemi në përbërje janë të rëndësishëm dhe secili do të ketë rastin e vet për t’i ndihmuar skuadrës”, u shpreh ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi, pas rrikthimit në Tetovë. “Kemi qenë të paralajmërua nga kontaktet që kemi patur gjatë qëndrimit në Turqi, por që në arritjen në aeroporin e Prishtinës u vërtetuam se kushet këtu janë katastrofale. Edhe pse tempereaturat janë zbutur, megjithatë ka shumë borë dhe mendoj se nuk ka as kushte minimale për punë. Do të shohim, në konsultim me stafin teknik dhe drejtuesit e skuadrës do të vendosim se çka do të bëjmë në të ardhmen dhe ndoshta do të braktisim përsëri Tetovën”, sqaroi Selimi. Shkëndija gjatë qëndrimit në Antali përveç seancave të rregullta stërvitore, zhvilloi edhe gjashtë përballje kontrolluese në të cilat regjistroi një fitore, tre barazime dhe dy disfata. ‘Kuqezinjtë’ takimet kontrolluese i startuan me dy barazime pa gola me Çernomorecin e Ukrainës dhe Mariborin e Sllovenisë, para se të munden 1:0 nga Dioshgjeri i Hungarisë. Pasoi fitorja 3:0 ndaj Pandurit të Rumanisë dhe barazimi 2:2 me ekipin letonez, Dougava. Në testin e fundit Shkëndija pësoi disfatë 1:0 ngaVolini i Ukrainës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *