Home / Sport / Shkëndija në Antali pa kapitenin Mustafi

Shkëndija në Antali pa kapitenin Mustafi

Ajo që bie në sy në listën e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë drejt Antalisë është mungesa e kapitenit Mustafi, i cili tani më disa ditë nuk stërvitet me ekipin. Nga burime të afërta me klubin mësojmë se ditë më parë ka patur një mosmarveshje ndërmjet drejtuesve dhe kapitenit, e cila ka sjellë deri në largimin e Nebi Mustafit.

Skuadra e Shkëndijës të ejnten në orën 14:30 ‘fluturon’ drejt Turqisë, ku në 16-të ditët e ardhshme do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. ‘Kuqezinjtë’ nga areoporti i Shkupit do të fluturojnë drejt Stambollit, prej ku kanë linjë për në Antali. Ekipi në këtë qendër të njohur do të qëndrojë për 16-të ditë me rradhë, ku përveç seancave stërvitore do të zhvillojë edhe 6-të takime kontrolluese me kundërshtarë të fortë. Kthimi për në Tetovë është paraparë për më datë 18-të shkurt kur përsëri përmes Stambollit do të udhëtohet drejt Prishtinës, ndërsa prej atje do të vazhdojnë me autobus. “Është definuar gjithçka rreth udhëtimit tonë drejt Turqisë, ku do të qëndrojmë 16-të ditët e ardhshme. Shkojmë përmes linjes Shkup-Stamboll-Antali, ndërsa kthehemi Antali-Stamboll-Prishtinë, pasi ditën që duam të kthehemi nuk kishim linjë për në Shkup. Prej Prishtine drejt Tetovës do të udhëtojmë me autobus. Shpresojmë të kalojmë përgatitje cilësore dhe përmes ndeshjeve kontrolluese ekipi të arrin formën optimale para vazhdimit të kampionatit në Ligën e Parë, ku synojmë të mbrojmë titullin e kampionit’, sqaroi numri ‘2’ i Shkëndijës, Idriz Ibishi. Ajo që bie në sy në listën e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë drejt Antalisë është mungesa e kapitenit Mustafi, i cili tani më disa ditë nuk stërvitet me ekipin. Nga burime të afërta me klubin mësojmë se ditë më parë ka patur një mosmarveshje ndërmjet drejtuesve dhe kapitenit, e cila ka sjellë deri në largimin e Nebi Mustafit. Nga kryesia e klubit as pohuan, e as mohuan largimin e tij, ndërsa futbollisti u shpreh se pret ftesë nga drejtuesit e klubit që të sqarojnë problemin që kishin ditë më parë. Për momentin palët mbesin të ndara, ndërsa së shpejti pritet që të mësohet verdikti final i këtij konflikti.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *