Home / Sport / Shkëndija shet Tamboura Mahamben

Shkëndija shet Tamboura Mahamben

“Mund të konfirmoj se kemi marrëveshje me Pandurin, për transferimin e Tamboura Mahambes në këtë skuadër. Të mërkurën kemi udhëtuar për në Antali, ku do të finalizojmë këtë lëvizje. Na vjen keq që qëndrimin i këtij futbollisti në rradhët tona ishte shumë i shkurtër, mirëpo bëhet fjalë për ofertë të mirë finansiare të cilën nuk mundeshim ta refuzojmë duke llogaritur krizën e madhe që ka kapluar gjithë Evropën”, konfirmoi transferimin e Tamboura Mahambes në Rumani, nënkryetari i Shkëndijës, Idris Ibishi.

Skuadra e Shkëndijës ende pa filluar kampionati dhe pa zhvilluar asnjë ndeshjet të vetme zyrtare vendos të shesë përforcimin e fundit, sulmuesin nga Mali, Tamboura Mahambe, i cili karrierën do ta vazhdojë në ekipin rumun FC Panduri. Kështu Tamboura Mahambe lëshon Tetovën vetëm pas tre ditëve qëndrim, pasi Shkëndijës i’u bashkangjit pikërisht në përgatitjet në Antali, ndërsa në Maqedoni për herë të parë shkeli të shtunën e kaluar, kur kampionët në fuqi u kthyen nga Turqia. Tamboura Mahambe për Shkëndijën debutoi në takimin e parë kontrollues në Antali kundër Çernomorecit, ndërsa në ndeshjen e katërt me Pandurin ishte autor i dy golave në fitoren e ‘kuqezinjëve’ 3:0 kundër rumunëve. Përshtypjet e mira të lëna në këtë përballje bënë që drejtuesit e Pandurit të dalin me ofertë zyrtare, e cila ka joshur krerët e Shkëndijës për të lënë të lirë sulmuesin nga Mali. Të mërkurën Tamboura Mambe në shoqërim të nënkryetarit të Shkëndijës, Idris Ibishi dhe anëtarit të kryesisë Bekim Azizit, ka udhëtuar drejt Antalisë ku do t’i bashkohet Pandurit, të cilët ende janë në fazën përgatitore në Turqi. “Mund të konfirmoj se kemi marrëveshje me Pandurin, për transferimin e Tamboura Mahambes në këtë skuadër. Të mërkurën kemi udhëtuar për në Antali, ku do të finalizojmë këtë lëvizje. Na vjen keq që qëndrimin i këtij futbollisti në rradhët tona ishte shumë i shkurtër, mirëpo bëhet fjalë për ofertë të mirë finansiare të cilën nuk mundeshim ta refuzojmë duke llogaritur krizën e madhe që ka kapluar gjithë Evropën”, konfirmoi transferimin e Tamboura Mahambes në Rumani, nënkryetari i Shkëndijës, Idris Ibishi. Ndryshe kjo është hera e dytë që një futbollist i Shkëndijës trasnferohet në Rumani, pasi verën e kaluar portieri Suad Zendeli nga tabori i ‘kuqezinjëve’ kaloi te Petrolul Ploiesti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *