Home / Sport / Shkëndija sot luan me Volin-in

Shkëndija sot luan me Volin-in

‘Duhej të përballemi me Viktoria Tashkentin, mirëpo ata në moment të fundit anuluan përballjen dhe ne u desh të reagojmë me shpejtësi. Do luajmë me Volin-in dhe mendoj se kemi gjetur kundërshtar të fortë për të parë deri ku ka arritur skuadra me formën e saj’, sqaroi ndrimin e kundërshtarit për miqësoren e 6-të në Antali, nënkryetari i Shkëndijës, Idris Ibishi.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës ngadalë është duke rrumbullaksuar përgatitjet në Antali të Turqisë, ndërsa para kthimit në Maqedoni të paraparë për ditën e shtunë, të premten skuadra do të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese, kur do të përballen me ekipin ukrainas, Volin. Edhe pse paraprakisht ishte vendosur që kundërshtari i 6-të i Shkëndijës në këto përgatitje të jetë skuadra nga Uzbekistani, Viktoria Tashkent, në moment të fundit ka ndryshim të planit dhe në vend të Viktorias, kundërshtari i Shkëndijës do të jetë ekipi i kategorisë së parë të Ukrainës, FC Volin Lutsk. ‘Duhej të përballemi me Viktoria Tashkentin, mirëpo ata në moment të fundit anuluan përballjen dhe ne u desh të reagojmë me shpejtësi. Do luajmë me Volin-in dhe mendoj se kemi gjetur kundërshtar të fortë për të parë deri ku ka arritur skuadra me formën e saj’, sqaroi ndrimin e kundërshtarit për miqësoren e 6-të në Antali, nënkryetari i Shkëndijës, Idris Ibishi. ‘Pas ndeshjes me Volinin ne edhe zyrtarisht përfundojmë përgatitjet tona këtu në Antali. Mendoj se kemi lënë pas përgatitje cilësore dhe ekipi i përgatitur do të presë vazhdimin e kampionatit. Të shtunën udhëtojmë drejt Maqedonisë, ku shpresoj që ditët në vijim të përmirësohen kushtet atmosferike, pasi ndëgjojmë se ka shumë borë’, përfundoi Ibishi.

Neziri kthehet më herët në Maqedoni

Mbrojtësi i ri i Shkëndijës Mexhit Neziri nga e marta është në Maqedoni. Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë kontrolluese me Çernomorecin e Hungarisë dhe gjatë gjithë kohës ishte jashta procesit stërvitor. Për këtë qëllim drejtuesit e klubit vendosën që ta kthejnë më herët në shtëpi, kështu që Neziri të martën së bashku me anëtarin e kryesisë së Shkëndijës, Bekim Azizin udhëtuan drejt Maqedonisë. Neziri këto ditë ndjehet më mirë dhe pritet që t’i bashkohet ekipit në seancat stërvitore pas rrikthimit në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *