Home / Sport / Shkëndija vazhdon me ndeshjet kontrolluese

Shkëndija vazhdon me ndeshjet kontrolluese

‘Luajtëm mirë dhe realisht duhej të fitojmë takimin, por humbëm shumë mundësi dhe në fund duhej të kënaqemi me barazim. Normal që në kësi ndeshje kontrolluese rezultati është në plan të dytë, por është pak sa ironike që të luash baraz, deri sa dominon gjithë takimin. Ishim të mirë edhe në pjesën e parë, por pranuam dy gola si pasojë e gabimeve dhe pastaj u desh të angazhohemi më shumë për të kthyer rezultatin. Në fund ishim pranë fitores, por nuk arritëm të sjellim atë gol të tretë’, sqaron lojën e ekipit përballë letonezëve të Daugavas, mesfushori i Shkëndijës Elmedin Rexhepi.

Kampionët e Maqedonisë vazhdojnë me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese në Antali të Turqisë, ku janë duke zhvilluar përgatitjet dimërore para fillimit të stinorit pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija të hënën zhvilloi ndeshjen e pestë kontrolluese në Antali, duke barazuar 2:2 me ekipin letonez, Daugava. ‘Kuqezinjtë’ sollën dy pjesë të ndryshme, kur humbisnin 2:0 pas pjesës së parë, ndërsa në vazhdim përmbysën rezultatitin, madje duke krijuar shumë mundësi për të fituar. Sipas informative nga kampi i tetovarëve, kampionët kanë dominuar gjithë takimin, mirëpo disa gabime të mëdha në mbrojtje bënë që ekipi letonez të avansojë me rezultat 2:0. Në pjesën e dytë Shkëndija luajti me më shumë seriozitet dhe pas disa mundësive të mira në minutën e 63-të me anë të Mirosllav Jovanovskit zbuti rezultatin në 2:1, ndërsa në minutën e 71 i riu Besar Karimani shënoi për barazim të rezultatit në 2:2. Shkëndija edhe në vazhdim dominoi takimin, duke krijuar mundësi të shumta shënimi, mirëpo pa arritur të gjejë golin e fitores. ‘Luajtëm mirë dhe realisht duhej të fitojmë takimin, por humbëm shumë mundësi dhe në fund duhej të kënaqemi me barazim. Normal që në kësi ndeshje kontrolluese rezultati është në plan të dytë, por është pak sa ironike që të luash baraz, deri sa dominon gjithë takimin. Ishim të mirë edhe në pjesën e parë, por pranuam dy gola si pasojë e gabimeve dhe pastaj u desh të angazhohemi më shumë për të kthyer rezultatin. Në fund ishim pranë fitores, por nuk arritëm të sjellim atë gol të tretë’, sqaron lojën e ekipit përballë letonezëve të Daugavas, mesfushori i Shkëndijës Elmedin Rexhepi. Shkëndija ndërkohë ka vazhduar me seancat e rregullta stërvitore, ndërsa të premten ka në plan-program zhvillimin e ndeshjes së gjashtë kontrolluese, kur do të përballen me ekipin nga Uzbeksitani, Lokomotiv Takshent. Sipas informatave nga tabori i Shkëndijës, ekipi nuk ka gjasa që të vazhdojë qëndrimin në Antali. Ekspedita ‘kuqezi’ të shtunën rrikthehet në Maqedoni, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ekipi të transferohet në Dojran, ku kushtet sadopak janë më të mirsa se në Tetovë. Shkëndija deri tani ka zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese në të cilat barazoi pa gola me Çernomorecin e Ukrainës dhe Mariborin e Sllovenisë, pësoi disfatë 1:0 nga Dioshgjeri, ndërsa mundi 3:0 skuadrën rumune, Pandurii. Si që cekëm më lartë në ndeshjen e pestë barazoi 2:2 me Daugavan, ndërsa pritet epilogu i përballjes së gjashtë, kur përballë do të kenë Lokomotiv Tashkentin.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *