Home / Lajme / Kronika e zezë / “Shkupi” – Kryeqyteti i Dardanisë

“Shkupi” – Kryeqyteti i Dardanisë

9 shkurt-… U ktheva për në Tetovë pas mbeti kryeqyteti i vilajetit të Kosovës, Shkupi, i rrënduar nga statujat e huaja që i mbante mbi shpatullat e veta, statuja që nuk i përkisnin atij, por ç’të bësh
“pas mbetet Shkupi në acar dhe vaj, qan toka nënë, qanë për bijtë e saj“.

Shkruan Ajet Murati

Në thellësinë e unit tim të padjallëzuar, shpalos një përshtypje që ma bëri vizita në Shkup mua dhe familjes sime, thjeshtë dhe pa ndonjë qëllim do t’ju rrëfehem:

Nuk jam njeri që jam marr me politikë, por me kombëtaren po, prandaj këto rreshta, të dashur lexues nuk e kanë burimin te etja për dukje, për emër, por për tu rikujtuar (në qoftë se mundet) pushtetarëve tanë që me gojën plot patriotizëm integrues po e forcojnë një identitet të rremë për palën sllave, e cila e pa penguar prej askujt na e ka bërë kryeqytetin e vilajetit e Kosovës, Shkupin, të duket ashtu si qejfi ua donë të tjerëve. Sa keq!

Gjeneratat që do të vijnë do të dinë të mallkojnë, do të dinë të vlerësojnë për të keq këtë tradhti të madhe që ia bënë dhe ja bëjnë edhe më tutje pa fije turpi e ndërgjegje, por kujt i shkon përshtati kjo politikë antishqiptare? Ndoshta, një grupi njerëzish që hiqen aq hijerëndë dhe krenarë sa që, të lënë përshtypje (për injorantin) se merakosen aq shumë për hallet që ka popullata shqiptare.

Po si mund që të justifikohet kjo? A mundet të gënjesh një popull të tërë që me emër të integrimit? Të lejohet vendosja e Sveti Kiril i Metodi në kryeqytetin e vilajetit të Kosovës?

O Ju që vetes i thurni epitete të kamufluara, a nuk frikoheni prej ZOT-it? Deri ku shkon etja për pushtet, si do të ia dalim mbarë, nëse duan? Por, a mundet që duke pirë birrë në kafenenë
“Kriglla“, përballë Qeverisë t’jua vret syrin statuja e Sveti Kliment? Nuk besoj, jo vetëm unë një njeri i thjeshtë, por edhe shumë të tjerë, që për shkaqe tanimë që dihen heshtin.

Dhe vetëm heshtin, por do të vijë dita që edhe këta heshtak me zjarrin që i përvëlon në gji do të zgjohen dhe do të bëjnë atë që e lyp kombi dhe feja, të jeni të sigurt ju që përshëndetni Sveti Naumin në kryeqytetin e vilajetit të Kosovës, do të pendoheni thellë për lejimin dhe baltosjen e qytetit me Justinianin e parë. Si mund që t’u lejohet të tjerëve që në kryeqytetin e vilajetit të Kosovës, Shkupi, të vendoset “ hije madhi “ Goce Delçev? Po Nikolla Karev, sa emër i “bukur”. Pushtetarët vijnë e shkojnë e trojet shqiptare sa vijnë e ngushtohen nuk merakoseni pak? Apo etja për sundim, etja për shfrenim, etja për të mira materiale, ju bën që të e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë se pse keni ardhur në pushtet. O Kob i Zi se paskeni lexuar Pashko Vasë Shkodranin, edhe po qese e kishit lexuar, e paskeni lexuar me hile. Shumë keq, vërtet është për të qarë e vajtuar. Po a e dini se sa gjak e lot është derdhur për këtë tokë arbërore? Po a e dini se sa gjenerata na kanë ruajtur Shkupin me rrethinë të pa prekshëm nga këto poshtërsira? Kush ju dha leje që emri Car Samoil, një emër bajat të rri krenar në kryeqytetin e vilajetit të Kosovës? Nuk e kuptoni se ç’bëhet për rreth? Në emër të kujt i bëni këto?

Përmendni disa herë që populli shqiptar të cilin ju e përfaqësoni pa të drejtë, është me ju. Ju lus mos, mos më fyeni mua dhe shumë të tjerë, se ju nuk keni bekimin tim dhe të tjerëve, por timin jo se jo. Ecja në kryeqytetin e këtij far shteti mua ma forcon këtë bindje, më lotuan sytë nga statuja e madhe e Dimitrija Çupovskit, prandaj nuk ju dua, nuk ju jap as edhe të vetmen të drejtë që ju të thoni se më përfaqësoni mua. Kurën e kurës. Mendoni se me Metodija Andonov – Çento do t’ju respektojnë gjeneratat që do të vijnë JO! JO! Kjo tokë është e shenjtë dhe do të lindë bura të fortë që të shkatërrojnë çdo gjë antishqiptare, ajo ditë do të vijë.

Tash, sharjet dhe ndonjë gjë tjetër që ju keni prirje që të i bëni, nuk do të më ndalojnë mendimin që kam, sepse mendimin e kam që nga lindja, që në kohën e gjyshit tim të mirë që luftoi në Vratnicë të Tetovës krah për krah me Xhem Simnicën për një Shqipni Etnike. Edhe pse juve ju duket një ide e vjetruar ka të tjerë që e ujitin këtë ide, e ruajnë dhe ua lënë trashëgim brezave të ardhshëm thjeshtë shqiptar.

Fundja, është obligim, dhe të kërkosh gjënë që i përket popullit nuk është mëkat, përkundrazi. Më vjen shumë keq që në këtë ditë feste për sllavët valon edhe flamuri i ynë i zvogëluar. Edhe flamuri ua ka marrë inatin që tentoni të e zvogëloni. A ka diç më të rëndë dhe fyese? Nuk ju vret ndërgjegjja? Mendoni që të gjithë janë me një mendje me ju ?

Do të marr të drejtën që të ju them se jam i sigurt se nuk e dini, e lëreni më ta zbatoni këtë thënie nga ata të shumtë që mendojnë si unë: “Njeriut kur i terrohen sytë për lakminë, gabime të mëdha bën sa nuk falen“.

… U ktheva për në Tetovë pas mbeti kryeqyteti i vilajetit të Kosovës, Shkupi, i rrënduar nga statujat e huaja që i mbante mbi shpatullat e veta, statuja që nuk i përkisnin atij, por ç’të bësh
“pas mbetet Shkupi në acar dhe vaj, qan toka nënë, qanë për bijtë e saj“.

(autori është drejtor i NPK-Tetova-Tetovë)

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *