Home / Lajme / Maqedoni / Shoqëria shumetnike nuk prodhon shtet të mirëfilltë

Shoqëria shumetnike nuk prodhon shtet të mirëfilltë

13 shkurt-Xhaferi vlerëson se Serbia është duke e dëmtuar sovranitetin e Kosovës në veri, ashtu siç e dëmton Rusia sovranitetin e Moldavisë në krahinën Trans-Dniester. “Ky problem nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake, por vetëm me ato politike”, thotë Xhaferi. Ai mendon se nga pranimi i dialogut me palën serbe, Kosova ka forcuar relacionet e mirëkuptimit me faktorin ndërkombëtar, e rezultat i këtyre raporteve është shpallja e pavarësisë.

Serbët është mirë të marrin mësim nga dështimet në Rambuje, ndërsa duhet ta pranojnë se të drejtat që u sigurohen nga pakoja e Ahtisaarit, asnjëherë nuk i kanë pasur, madje as në regjimin e Sllobodan Millosheviçit. Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arben Xhaferi, në një intervistë për gazetën “Tribuna Shqiptare”. Xhaferi vlerëson se Serbia është duke e dëmtuar sovranitetin e Kosovës në veri, ashtu siç e dëmton Rusia sovranitetin e Moldavisë në krahinën Trans-Dniester. “Ky problem nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake, por vetëm me ato politike”, thotë Xhaferi. Ai mendon se nga pranimi i dialogut me palën serbe, Kosova ka forcuar relacionet e mirëkuptimit me faktorin ndërkombëtar, e rezultat i këtyre raporteve është shpallja e pavarësisë. Xhaferi thotë se teknika e veprimit politik serb është dyfytyrëshe. “Serbia synon që të krijojë përshtypjen se ajo është e hapur për dialog. Merrte pjesë në konferenca ndërkombëtare. Kur konstatonte se nuk mund të imponojë qëndrimin e saj lidhur me Kosovën, e bojkotonte rregullisht pjesën përfundimtare të negociatave”, shton Xhaferi, duke theksuar se shembulli i Maqedonisë dëshmon se shoqëritë shumetnike nuk mund të prodhojnë shtete të mirëfillta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *