Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri

Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri

1 shkurt-Banorët e Reçicës së Vogël, fshat me popullsi etnike vetëm shqiptare, e kanë dënuar ashpër këtë akt. Ata shprehen se asnjëra palë nuk duhet të preket në bindjet e tyre e as më pak dikush duhet t’i prekë apo dëmtojë objektet e kultit.

Dy dritare te djegura, mure te tymosura dhe dëmtimi i një pjese të fasadës së jashtme në anën veriore të objektit, është bilanci i tentimit pas djegies së Kishës Shën Gjergji në Reçicë të Vogël. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 ndërsa me të parë zjarrin, banorët janë organizuar për të shuar zjarrin. Ndërkohë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës mbrëmë kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.
“Persona të panjohur mbrëmë kanë ndezur disa elemente druri si dërrasa dhe dyer që më herët janë lënë në oborrin e kishës Shën Gjergji në Reçicë. Nga zjarri janë dëmtuar dy dritare një pjesë e murrit ndërsa është tymosur edhe brendia e objektit. Me angazhimin e pa-rezervë të banorëve dhe policisë, e cila menjëherë pas marrjes së lajmit ka dalë në terren si dhe zjarrfikësve, zjarri është shuar menjëherë. Ekipi i SPB-së ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes ku janë marrë edhe disa prova materiale dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës I SPB-së Tetovë.
Banorët e Reçicës së Vogël, fshat me popullsi etnike vetëm shqiptare, e kanë dënuar ashpër këtë akt. Ata shprehen se asnjëra palë nuk duhet të preket në bindjet e tyre e as më pak dikush duhet t’i prekë apo dëmtojë objektet e kultit.
“Pamë zjarr dhe vrapuam menjëherë ndihmuam dhe e shuam zjarrin”.
“Nuk janë mirë këto gjëra, por kjo që ndodhi është punë fëmijësh, kanë marrë dërrasa dhe I kanë ndezur nuk është e qëllimshme kjo sepse po të ishte e qëllimshme ndryshe do ishte, po arritëm ne dhe e shuam zjarrin”.
“Nuk duhet të ndodhin këto gjëra, nuk janë në shërbim të askujt”
“Nuk është në rregull kjo shkaku se preket në fe, fetarisht nuk është mirë të prekemi as neve as ata”.
Përndryshe Kisha Shën Gjergji në Reçicë të vogël është rrënuar njëherë tërësisht në vitin 2001. Mirëpo në vitin 2011, ajo sërish është rikthyer në gjendjen e saj të mëparshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *