Home / Lajme / Maqedoni / Shtyhet gjyqi ndaj aktivistëve të Iliricum-it

Shtyhet gjyqi ndaj aktivistëve të Iliricum-it

7 shkurt-dryshe, më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit kombëtar, katër aktivistë të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar “Iliricum Libertas” u arrestuan nga policia derisa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi.

Gjykata Themelore e Tetovës sot ka shtyrë gjyqin ndaj tre aktivistëve të “Iliricum Libertas”. Kësisoj Petrit Ibrahimi, Rinor Sllova dhe Tonus Papraniku do të paraqiten në gjykatë më datë 20 mars. Ndryshe, më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit kombëtar, katër aktivistë të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar “Iliricum Libertas” u arrestuan nga policia derisa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi. Ata u liruan pas gjashtë orëve, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, nga MPB njoftuan se ndaj katër aktivistëve është ngritur padi penale nën akuzën se kanë nxitur urrejtje ndëretnike. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *