Home / Lajme / Maqedoni / Situatë e vështirë në Tetovë dhe rrethinë

Situatë e vështirë në Tetovë dhe rrethinë

11 shkurt-Nga kjo mbledhje u bëhët apel qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjëshëm dhe të mos i shfrytëzojnë veturat e tyre përveç në raste urgjente. Përndryshe reshtjet e dendura të borës kanë bllokuar rrugët që shpien drejt fshatrave të malisë së sharrit sepse vende vende krijohen orteqe të borës të cilët blllokojn rrugët, ndërsa keru I komunës Sadi bexheti deklaroi se vëzhgojnë situatën.

Rajoni I Tetovës, dhe më gjërë në Maqedoni, po përballet me sitiuatën më të vështirë në dekadat e fundit, si pasojë e rreshjeve të borës që kanë filluar mbrëmë dhe akoma vazhdojnë të bien pa ndalur. Kjo është fatkeqësi elemetare për Tetovën dhe rajonin .Trashësia e borës arrinë deri në një meter në viset malore por edhe në qytet. Të gjitha rrugët e Tetovë përveç disa rrugëve qëndrore janë të bllokuara dhe të pa kalueshme për automjetet. Nëpër qytet mund të vërehen lëvizje shumë të pakta të qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa ka edhe vetura të ngujuara nëpër trotuare dhe parkingje. Ene nuk është raportuar për vende të izoluara apo viktima, por situata në teren është e vështirë. Trashësia e borës dhe të reshurat e pandërprera nga dita e djeshme tani më rezikojnë edhe çatitë e shtëpive të vjetra të cilat në çdo momet mund të shemben duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve. Organet shtetërore apelojnë që çdonjeri të pastrojë hapësirat para lokaleve dhe shtëpive për të kontribuar në sanimin e kësaja situate shumë të rëndë që lirisht mund të themi se paraqet fatkeqësi natyrore e cila nuk mbahet mend as nga më të moshuarit.Komua e Tetovës bën përpjekje që të zhbllokojë rrugët nëpër qytet edhe pse të reshurat e shumta të borës këtë nuk e mundësojnë. Kryetar Bexheti më kordinatorët e grupeve të këshilltarve komunal ka vendosurë që të shtyhet mësimi nëpër shkollat fillore dhe të mesme edhe javën e ardhëshme pra shkollat nuk do të punoj deri më datë 17 të këtij muaji.Mësimi deri të martën është ndërprerë edhe në shkollat e Zhelinës, dhe komunave tjera. Nga kjo mbledhje u bëhët apel qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjëshëm dhe të mos i shfrytëzojnë veturat e tyre përveç në raste urgjente. Përndryshe reshtjet e dendura të borës kanë bllokuar rrugët që shpien drejt fshatrave të malisë së sharrit sepse vende vende krijohen orteqe të borës të cilët blllokojn rrugët, ndërsa keru I komunës Sadi bexheti deklaroi se vëzhgojnë situatën. Ende nuk ka informacione për gjendjen në Malësinë e Tetovës, reth problemit të tyre me furnizim të aritkujve ushqimor apo për nevoja të marjes të ndihmave mjekësore. Sipas sinotikëve reshjet e borës do të vazhdojë më intensitet edhe javën që vjen dhe pritet që kjo situatë të mbizotrojë deri në fundi të muajit shkurt.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *