Home / Lajme / Maqedoni / Stërvitje të përbashkëta midis forcave amerikane dhe ARM

Stërvitje të përbashkëta midis forcave amerikane dhe ARM

15 shkurt-Oficeri i lartë ushtarak amerikan tha se ka edhe arsye personale për të cilën është i kënaqur të jetë këtu, sepse ka pasur mundësi të shërbejë së bashku me ushtarët e ARM-së në Irak, ndërkaq gjatë vizitës së tij të fundit në Afganistan është bindur edhe se ushtarët nga Maqedonia e kryejnë në mënyrë të jashtëzakonshme punën e vet dhe sjellin paqqe atje ku janë të sitemuar.

Mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të armatave të SHBA-së dhe të Maqedonisë përmes stërvitjeve të përbashkëta në poligonin Krivollak ishin tema të takimeve të sotme të komandantit të forcave tokësore të SHBA-së në Evropë, gjeneral-nënkolonelit Mark Hertling me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majorin Goranço Koteski dhe me minsitrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi.

“Pasdite do të kem mundësi ta vizitoj Krivollakun dhe t’i shoh poligonet për stërvitje në Maqedoni. Në atë mënyrë do të kemi mundësi të kryejmë këmbim të forcave për stërvitje në poligonet për stërvitje edhe në Republikën e Maqedonisë dhe në Gjermani, ashtu që ushtarët do të kenë mundësi bashkarisht të stërviten dhe të shohin se si funksionojnë së bashku”, theksoi Hertling, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni.

Gjeneralmajori Koteski, theksoi se bëhet fjalë për stërvitje dhe trajnime të përbashkëta të ushtarëve tanë në Komandën me të cilën disponojnë forcat amerikane në Evropë, para së gjithash në Hohenfelds dhe Kratenbor në Gjermani.

“Atë që e ofrova është poligoni ynë në krivollak me mundësitë dhe kapacitetet e veta, që do të jetë një nga poligonet për stërvitje jo vetëm të njësive të vendeve të rajonit, por edhe të njësive të deklaruara të cilat nisen për në misione paqësore. Dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin tonë në sferën e mbrojtjes dhe të partneritetit strategjik ndërmjet ARM-së dhe Komandës së forcave amerikane në Evropë, por edhe gjithashtu edhe partneriteti strategjik ndërmjet RM-së dhe SHBA-së”, theksoi shefi i SHM të ARM-së.

Në takim është bërë fjalë edhe për këmbim të përvojave të prëfituara në misionet paqësore, si dhe nisja e përbashkët në misione paqësore. Koteski informoi edhe për prioritetet e ARM-së në vitin 2012 dhe për çështjet të cilat kanë të bëjnë me implementimin e strukturës së re të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Oficeri i lartë ushtarak amerikan tha se ka edhe arsye personale për të cilën është i kënaqur të jetë këtu, sepse ka pasur mundësi të shërbejë së bashku me ushtarët e ARM-së në Irak, ndërkaq gjatë vizitës së tij të fundit në Afganistan është bindur edhe se ushtarët nga Maqedonia e kryejnë në mënyrë të jashtëzakonshme punën e vet dhe sjellin paqqe atje ku janë të sitemuar.

Gjatë qëndrimit, gjenerali Hertling o t’i vizitojë edhe VING-un ajror dhe poligonin e armatës “Krivollak” ku pjesëtarët e Regjimentit për operacione të posaçme të ARM-së do të kryejnë stërvitje. (INA)

08:14 – Komandanti i forcave tokësore të SHBA-ve në Evropë, gjenerali Mark Hertling prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore në Shkup.

Hertling do të takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të ARM-së, gjeneral majorin Goranco Koteski dhe ministrin e mbrojtjes, Fatmir Besimi.

Në takimin e shtabit të përgjithshëm të ARM-së do të prezantohet transformimi dhe shkalla e reformave në armatë, struktura e re e forcave, përgaditja dhe pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare si dhe prioritetet për vitin 2012.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *