Home / Lajme / Maqedoni / Të përballemi bashkërisht me vështirësitë e motit të keq

Të përballemi bashkërisht me vështirësitë e motit të keq

7 shkurt- NPK-Tetova ka aktivizuar të gjitha kapacitetet e veta dhe punon pa ndërprerë për pastrimin e borës fillimisht nga bulevardet kryesore dhe fshatrat e malësisë, duke përfshirë edhe rrugët tjera dytësore. Për këtë na nevojitet edhe ndihma e qytetarëve, që bashkërisht të tejkalojmë këtë situatë të jashtëzakonshme”, tha kryetari Bexheti.

Për të sensibilizuar opinionin për përballje sa më efikase me kushtet e krijuara nga moti i keq, kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, i shoqëruar nga stafi i tij, të martën kanë marrë aksion për pastrimin e borës në sheshin e qytetit, ndërkohë që ka parë nga afër punën që kryen NPK-Tetova në terren.
Kryetari Bexheti ka ftuar gjithë qytetarët për të qenë në lartësinë e kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar nga reshjet pandërprera të borës. Ai i ka ftuar qytetarët që me këtë rast të bashkëpunojnë për t’i ndihmuar NPK-Tetova, e cila 24 orë pandërprerë është duke punuar për pastrimin e rrugëve. “ NPK-Tetova ka aktivizuar të gjitha kapacitetet e veta dhe punon pa ndërprerë për pastrimin e borës fillimisht nga bulevardet kryesore dhe fshatrat e malësisë, duke përfshirë edhe rrugët tjera dytësore. Për këtë na nevojitet edhe ndihma e qytetarëve, që bashkërisht të tejkalojmë këtë situatë të jashtëzakonshme”, tha kryetari Bexheti.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim do të vizitojë fshatrat e Malësisë së Sharrit për të parë punët që kryhen atje. Ky aksion i stafit komunal ka për qëllim aktivizimin dhe ngritjen e përgjegjësisë te qytetarët ndaj situatës së vështirë të krijuar nga reshjet e borës, që parashikohet të vazhdojnë gjatë tërë javës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *