Home / Sport / Tërbohet AVB, skuadra dëgjon Drogba

Tërbohet AVB, skuadra dëgjon Drogba

Andre Vijas-Boas është gjithnjë e më larg Çelsit. Trajneri portugez rrezikon të shkarkohet pasi ka humbur plotësisht kontrollin e skuadrës dhe barazimi 1-1 në Kupën FA ndaj Birmingem provoi më së miri se lojtarët nuk e dëgjojnë më.

Kamerat e “ESPN” kanë shfaqur imazhe gjatë pushimit të ndeshjes ku Didier Drogba ka mbledhur lojtarët dhe po u tregonte si duhet të luanin, duke marrë kështu rolin e trajnerit. Nuk dihet nëse ishte taktika e Drogba ajo që bëri diferencën, por Çelsi në pjesën e dytë arriti të paktën të merrte barazimin për të çuar ndeshjen në përsëritje.

Vijas-Boas e ka ndjerë veten në trysni dhe këtë e ka treguar me reagimin e tij gjatë konferencës për shtyp, i pyetur rreth kësaj çështje. “Kjo është qesharake. Nuk ka aspak kuptim. Sapo dhashë një intervistë për “ESPN” dhe nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë nëse do ta dija se ata kanë shfaqur këto pamje”, ishte komenti i nervozuar i trajnerit portugez.

Vetëm ndeshja me Napolin dhe kualifikimi në turin tjetër të Ligës së Kampioneve mund të qetësojnë disi situatën te Çelsi ku mediat britanike kanë raportuar se pronari Roman Abramoviç ka kërcënuar me një ndryshim total të skuadrës, duke filluar nga trajneri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *