Home / Lajme / Maqedoni / Tetë vite nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Tetë vite nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

26 shkurt-Hetimi që e bënë organet kompetente të Maqedonisë dhe të Bosnjës, tregoi se shkak për rrëzimin janë gabimet e ekuipazhit të bëra në procedurën gjatë afrimit në aeroportin e Mostarit në kushte të vështira meterologjike, mjegulla e dendur dhe moti i vranët. Lëshimet kishin të bëjnë me atë që ekuipazhi nuk e kishte respektuar procedurën për aterim, pasi paraprakisht e kishte njoftuar kontrollin e fluturimit se e pranon dhe se kryen procedurë të plotë gjatë aterimit.

Në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë sot do të shënohen tetë vite nga vdekja e presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e aeroplanit në Rotmilje afër Mostarit.

Në Rotmilje në Bosnjë e Hercegovinë, në shënimin e tetëvjetorit të vdekjes tragjike të Trajkovskit do të marrë pjesë një delegacion i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi. Në përbërjen e delegacionit janë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, gjeneral majori Zoran Dimov dhe Mirko Kërstevski, përfaqësues i familjeve të të vrarëve.

Në varrin e tij në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit në Butel lule do të vendosin një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga nënkryetarja Svetllana Jakimovska, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në përbërje të Vlladimir Peshevski, Valon Saraçini, Nikolla Todorov dhe Elizabeta Kançeska Milevska, si edhe delegacioni partiak i VMRO-DPMNE-së i përbërë nga Spiro Ristovski, Koce Trajanovski dhe Vllatko Gjorçev.

Presidenti Boris Trajkovski humbi jetën në ditën e sotme të vitit 2004, në fatkeqësi aeroplani në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë, përveç Trajkovskit, jetën e humbën Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska nga Kabineti i presidentit, Mile Kërstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski, anëtarë të sigurimit dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

“Kinger”-i qeveritar me të cilin Trajkovski udhëtonte për në Konferencën ndërkombëtare për investime në Bosnjë e Hercegovinë, më 26 shkurt të vitit 2004 u rrëzua në atarin e Matiq Bërdo në fshatin Huskoviqi në afërsi të Mostarit. Aeroplani duhej të ateronte në aeroportin e Mostarit në orën tetë sipas kohës lokale. Mbetjet u gjetën 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit.

Hetimi që e bënë organet kompetente të Maqedonisë dhe të Bosnjës, tregoi se shkak për rrëzimin janë gabimet e ekuipazhit të bëra në procedurën gjatë afrimit në aeroportin e Mostarit në kushte të vështira meterologjike, mjegulla e dendur dhe moti i vranët. Lëshimet kishin të bëjnë me atë që ekuipazhi nuk e kishte respektuar procedurën për aterim, pasi paraprakisht e kishte njoftuar kontrollin e fluturimit se e pranon dhe se kryen procedurë të plotë gjatë aterimit.

Boris Trajkovski lindi në Strumicë më 25 qershor të vitit 1956. Ishte presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 15 dhjetorit të vitit 1999 deri më 26 shkurt të vitit 2004.

Trajkovski diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup më 1980, specializoi të drejtën afariste dhe të drejtën e marrëdhënieve të punës.

Nga 21 dhjetori i vitit 1998 e kryente funksionin zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë në Qeverinë e udhëhequr nga Lupço Goergievski. Trajkovski gjithashtu ishte kryetar i Komisionit për marrëdhënie të jashtme politike të VMRO-DPMNE-së, këshilltar kryesor politik për politikë të jashtme të kryetarit të partisë, anëtar i Kryesisë të organizatës joqeveritare Lëvizja panevropiane për Republikën e Maqedonisë dhe i Konferencës ndërkombëtare “Zgjidhja e konflikteve” me seli në Atlanta, SHBA. Ka qenë edhe kryetar i rinisë së Kishës metodistike të bashkuar në ish Jugosllavi më shumë se 12 vjet.

President i Republikës së Maqedonisë u zgjodh në vitin 1999. Detyrën shef i shtetit e kreu deri më 26 shkurt të vitit 2004 kur humbi jetën në aksidentin ajror në afërsi të Mostarit.shk

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *