Home / Lajme / Maqedoni / Tetova ngulfatet nga mbeturinat

Tetova ngulfatet nga mbeturinat

18-shkurt-Zëdhënësi i këtij institucioni, Flakran Pustina, tha se për shkak të reshjeve të borës në disa lokacione sidomos afër kontanjerëve janë grumbulluar hedhurina, pasi që qytetarët nuk kanë mundur të arrijnë deri tek ato.

Qytetarët e Tetovs kanë reaguar për mosbartjen e hedhurinave nga vendet publike. Në shumë lagje kanë ngelur pa u bartur mbeturinat, dhe kjo i ka dhënë pamje të keqe qytetit. Edhe pse qytetarët kanë mirëkuptim për gjendjen e jashtëzakonshme që ka përfshirë rajonin megjithatë ata reagojnë se ndërmarrjet përgjegjëse duhet që të marrin masa për largimin e të njejtave. “Shihet se edhe koha është e tillë por duhet patjetër komuna të merr masa të largohen mbeturinat. E tërë lagjeja por jo vetëm këtu edhe nëpër qytet ska ka të shkosh, duhet të largohen”, thotë një qytetar i Tetovës. Ata kërkojnë që sa më shpejt të largohen mbeturinat, përderisa autoritetet e komunës kanë dhënë premtim se brenda javës do të largohen mbeturinat. Nga ndërmarrja publike shprehen se fajtor nuk janë as qytetarët e as ndërmarrja, por bora e cila pamundëson ngritjen e kontejnerëve, duke shtuar se kjo gjendje do të eliminohet brenda një jave. “Unë nuk do i fajësoj qytetarët le të ngel në ndërgjegjen e tyre edhe pse iu kam bë apel përmes mediave që të bëhet grumbullimi i mbeturinave në vendin e duhur por krahas problemeve tjera që patëm me rreshjet e mëdha të borës një problem i tillë vërehet edhe tek mbeturinat shkaku se në vendet ku janë kontejnerët e mbeturinave nuk arrijmë që me mjetet që i posedojmë ti marrim dhe dërgojmë në vendin e duhur. Por ju them me përgjegjsi të plotë që ky fenomen që hasim tani do zgjas më së shumti 4 deri në 5 ditë” tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë Ajet Murati. Nga ndërmarrja publike apelojnë deri tek qytetarët që mbeturinat të gjuhen në vendet adekuate dhe të mos hudhen jashta kontejnerëve apo në rrugë, si dhe të largohen veturat që parkohen rreth kontejnerëve që të mundë të barten mbeturinat. Poashtu të premten me një pres konferencë kanë dalur edhe nga ana e komunës së Tetovës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Flakran Pustina, tha se për shkak të reshjeve të borës në disa lokacione sidomos afër kontanjerëve janë grumbulluar hedhurina, pasi që qytetarët nuk kanë mundur të arrijnë deri tek ato. “Ndëmarrja komunale Tetova-Tetovë, nuk ka mundur ti mbledh këti mbeturina për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar nga bora dhe për shkak të parkimit joadekuat të veturave afër kontanjerëve, të cilët kanë penguar transportin e tyre. Informojmë se krahas aksionit për menjanimin dhe bartjen e borës, vazhdon edhe aksioni për mbledhjen e mbeturinave nga të gjitha ato lokacione. Apelojmë që qytetarët ti hedhin mbeturinat në kontanjerë dhe vende përkatëse dhe të mos i parkojnë veturat në vende ku pengojnë zhvillimin e punëve”, tha Pustina. Si vende ku kanë ngelur pa u bartur hedhurinat në qytetin e Tetovës janë tek Shkolla e Mesme e Muzikës, afër çerdhes në lagjen Potok, në afërsi të qendrës, në Reçicë të madhe dhe të vogël, çarshinë e epërme etj. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *