Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët me kamion transportonin drogë në Itali

Tetovarët me kamion transportonin drogë në Itali

21 shkurt-Sipas njoftimit të MPB-së, kamioni i tipit “Mercedes” me targa të Tetovës që drejtohej nga A.I (1954) nga Tetova u ndalua në portin e Barit. Kamioni sipas dokumentacionit transportonte ferronikël nga Maqedonia përmes Shqipërisë në Itali. Sipas burimeve policore, droga e llojit marihuanë ishte transportuar në një lokacion të Shqipërisë.

Shërbimi italian për luftë kundër drogës, pas njoftimit paraprak të parashtruar nga ana e MPB-së së Maqedonisë për transport të mundshëm të marihaunës nga Shqipëria në Itali, dje në portin italian në Bari ka zbuluar 300 kilogramë marihuanë në kamion të tipit “Mercedes” me targa të Tetovës, të drejtuar nga personi A.I. (1954) nga Tetova, shtetas i Maqedonisë. Ai u arrestua dhe po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.

“Gjatë kontrollit të kryer të kamionit, me të cilin është kryer transport legal i feroniklit nga Maqedonia përmes Shqipërisë për në Itali, janë gjetur 272 paketime me rreth 300 kilogramë marihuanë. Marihuana, vlera e së cilës në narko tregjet evropiane në rrugë është deri 900.000 euro, sipas njohurive të policisë së Maqedonisë ka qenë e ngarkuar në një automjet transportues në lokacion të panjohur në Shqipëri”, kumtoi MPB-ja.

Sektori për tregti të palejuar me drogë pranë Qendrës për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, në bashkëpunim me shërbimet simotra italiane dhe shqiptare, potencojnë nga MPB-ja, kohë të gjatë kanë punuar në grumbullimin e njohurive operative në kuadër të përpunimit “Kalabria”, të orientuar ndaj një grupi kriminel të përbërë nga shettas të Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët merren me transport të sasive më të mëdha të marihuanës nga Shqipëria në vendet e Evropës Perëndimore.

“Operacioni i suksesshëm ndërkombëtar është rezultat i këmbimit intensiv të informatave, në bazë të protokolleve të nënshkruara për bashkëpunim me policinë italiane dhe grupe të formuara pune për luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë”, thuhet në kumtesën e MPB-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *