Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë. Mësimi vazhdon më 17 shkurt

Tetovë. Mësimi vazhdon më 17 shkurt

11 shkurt-“Pas mbledhjes koordinuese që ka mbajtur kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr, Sadi Bexheti me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve komunal është vendosur që të shtyhet edhe për javën e ardhshme ndërprerja e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës. Do të thotë nga data 13 deri më 17 Shkurt”, tha Pustina.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, ka bërë të ditur se ndërprerja e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, respektivisht nga data 13 deri më 17 shkurt.“Pas mbledhjes koordinuese që ka mbajtur kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr, Sadi Bexheti me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve komunal është vendosur që të shtyhet edhe për javën e ardhshme ndërprerja e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës. Do të thotë nga data 13 deri më 17 Shkurt”, tha Pustina. Sipas tij, ndërprerja e mësimit vjen si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar pas reshjeve intensive të borës.“Komuna e Tetovës, duke pasur parasysh këtë gjendje të vështirë klimatike, iu bën apel qytetarëve që bashkërisht të angazhohen për pastrimin e borës për të evituar bllokimet eventuale të rrugëve. Gjithashtu apelohet që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe të evitojnë shfrytëzimin e veturave, respektivisht t’i përdorin ata sa më pak të jetë e mundur”, tha zëdhënësi Pustina. Mesimi deri te marten eshte shtyre edhe ne komunen e Zhelines.Me qëllim të ballafaqimit me gjendjen e jashtëzakonshme nga reshjet e borës, Komuna e Gostivarit formoi Shtabin e krizës me në krye kryetarin e komunës, Rufi Osmani. Nënkryetarë janë emëruar Kurtih Salija, drejtor I NP Komunalec dhe ing. Bekim Sadiku ndërsa 5 anëtarët tjerë vijnë nga shërbimi dimëror dhe veprimtari të lidhura ngushtë me situata të këtilla.Shtabi i krizës do të monitorojë gjendjen e krjuar 24 orë në ditë si dhe do të koordinojë të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren në drejtim të menaxhimit të situatës së jashtëzakonshme.Shtabi i krizës mori vendim që ndërprerja e procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme publike të komunë së Gostivarit të shtyeht edhe për një javë. Mësimi i rregullt do të fillojë më 20 shkurt.
“Njoftohen mёsimdhёnёsit dhe nxёnёsit e shkollave fillore qё gravitojnё nё komunёn e Tearcёs,se pёr shkak tё motit tё keq dhe rreshjeve tё borёs,procesi edukativ-arsimor nuk do tё mbahet prej datёs:13 deri mё 17 shkurt 2012.Konform kushteve klimatike dhe sugjerimeve tё Ministrisё sё arsimit dhe shkencёs,pёr ndryshimet eventuale do tё njohtoheni nё kohё”, thuhet ne njoftimin e komunes se Tearces.

Në USHT, ndërprerja e procesit mësimor-shkencor do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme. Njoftohen të gjithë studentët, pedagogët dhe të punësuarit tjerë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, se Këshilli i Rektoratit në mbledhjen e mbajtur më 11.02.2012 solli Vendim që ndërprerja e procesit mësimor-shkencor në të gjitha fakultetet dhe studimet e disperzuara do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, duke filluar prej 13.02.2012 deri më 17.02.2012. Ndërprerja e procesit mësimor-shkencor në Universitet vjen si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme dimërore që mbretëron në vendin tonë dhe më gjerë.
Njëkohësisht Ju njoftojmë se këto ditë do të zëvendësohen në të ardhmen, për çka do t’ju njoftojmë paraprakisht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *