Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Aksidenti u propagandua për të keq

Thaçi: Aksidenti u propagandua për të keq

8 shkurt-Nga kjo medie u thyen gjitha kufijtë, u shkelën gjitha elementet gazetareske sepse nuk mund të botojsh një lajm pa mos marrur konfirmim nga vetë unë se çka ka ndodhur më taman dhe si pasojë e kësaj u përhap një panik I panevojshëm tek njerëzit e mij. Ju kërkoj ndjesë gjithë familjarëve dhe njerëzve të mij që u shqetësuan pa arsye të fortë për shkak të keqinformimit. Po ashtu falemenderoj përzemërsisht gjithë përkrahësit e mij që shprehën shqetësime ndaj meje”, ka theksuar Thaçi në një prononcim të tij për mediat lokale në Tetovë.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se nuk ka pësuar asnjë dëm në aksidentin e djeshëm dhe se është bërë propagandë qëllimkeqe në dëm të tij.

“Ishte një aksident i vogël ku thjesht pësoi gërvishtje makina që une drejtoja. Nuk kam pësuar asnjë lëndim as unë e as njerëzit që ishin në makinë me mua. U bë propaganda nga një televizor që më don mua të vdekur dhe politikisht dhe me taman. Nga kjo medie u thyen gjitha kufijtë, u shkelën gjitha elementet gazetareske sepse nuk mund të botojsh një lajm pa mos marrur konfirmim nga vetë unë se çka ka ndodhur më taman dhe si pasojë e kësaj u përhap një panik I panevojshëm tek njerëzit e mij. Ju kërkoj ndjesë gjithë familjarëve dhe njerëzve të mij që u shqetësuan pa arsye të fortë për shkak të keqinformimit. Po ashtu falemenderoj përzemërsisht gjithë përkrahësit e mij që shprehën shqetësime ndaj meje”, ka theksuar Thaçi në një prononcim të tij për mediat lokale në Tetovë.

Aksidenti ndodhi dje në autostradën Gostivar – Tetovë, kur makina e tipit “Audi 8” që drejtohej nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi u përplas me një autobus, por duke pësuar vetëm një dëm të vogël material.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *