Home / Lajme / Maqedoni / Thaçit nuk i pengon konkurrenca

Thaçit nuk i pengon konkurrenca

22 shkurt- “Nuk dua ti shqetësojë qytetarët, por nuk jam optimist, nuk do të ndodh ajo, për shkak se çelësi që është në duart e gabuara për ti debllokuar këto procese, nuk lëviz. Ky çelës është në duart e BDI-së”, tha Thaçi

Nuk ka negociata me LSDM-në, kishte kontakte dhe bisedime për tema të mundshme. Mendoj se është mëse e qartë se nuk kuptohemi ose nuk duam të kuptohemi. Pozicioni konstruktiv i PDSH-së është se mbështesim çdo kë që do të debllokojë proceset integruese, por nuk jemi të gatshëm të jemi lansues të performancave politike të partive të tjera. Me këto fjalë, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka komentuar deklaratën e ish partnerit të tij të koalicionit opozitar, Rufi Osmani, i cili ditë më parë në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se PDSH ka zhvilluar takime me LSDM-në opozitare. PDSH, shtoi më tej Thaçi, edhe më tutje do të mbetet konstruktiv edhe pse për një gjë të tillë vlerëson se ka shumë pak hapësirë. Ai tha se do të mbështes çdo kë që do të arrijë të debllokojë proceset integruese, por nuk do të bëjë platform të përbashkët me asnjë parti maqedonase. I pyetur për arsyet e vërteta të prishjes së koalicionit me RDK-në, Thaçi tha se PDSH nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet politike të një partie tjetër politike, ndërsa atë nuk e shqetëson paralajmërimi për koalicionimin e RDK-së me partitë më të vogla shqiptare që nuk siguruan vend në Parlament.

“Nuk ka asgjë të keqe që të ketë konkurrent tjerë politik. Çështja kryesore që nuk duhet të harrohet është kjo – lider i opozitës shqiptare në Maqedoni është PDSH-ja. Unë jam i vetëdijshëm se ka shumë faktor që duan ta thyjnë këtë liderizëm politik të PDSH-së si opozitë, qoftë maqedonas qoftë të tjerë, por nuk do të mund ta bëjë këtë dhe kryesisht është i qartë pozicioni se PDSH me të gjitha të mirat dhe të këqijat që i ka nuk krijon platform me partitë tjera me nacionaliteteve të tjera, ne kemi platformë tonë. Bisedat janë biseda, negociatat janë negociata, por diçka tjetër është kur krijohen platform”, tha Thaçi.

Ai tha se nuk ka hequr dorë nga kushti i vjetër që partitë maqedonase të pranojnë platformën e tij – Marrëveshjen Politike, si kusht për bashkëveprim opozitar, mirëpo procesi integrues është prioritet dhe kusht kryesor. Thaçi u shpreh i sigurt që edhe në Samitin e radhës të NATO-s në Nju Jork, Maqedonia nuk do të merr datë dhe për këtë akuzoi partinë shqiptare në pushtet. “Nuk dua ti shqetësojë qytetarët, por nuk jam optimist, nuk do të ndodh ajo, për shkak se çelësi që është në duart e gabuara për ti debllokuar këto procese, nuk lëviz. Ky çelës është në duart e BDI-së”, tha Thaçi. Ai këto komente i bëri pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Poll Uollers, ku tha se bashkërisht kanë vlerësuar se procesi integrues është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë faktorët e brendshëm politik dhe qytetarët e Maqedonisë. “Çështja e dytë është se bashkërisht u pajtuam se të gjithë faktorët e brendshëm duhet të japim kontributin që të ndërpriten qasjet nacionaliste, fjali dhe akte të ndryshme, për shkak se është një lojë e rrezikshme me të cilën mund të pësojnë të gjithë”, deklaroi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *