Home / Sport / Torres falënderon tifozët

Torres falënderon tifozët

Fernando Torres dëshiron të shpagojë në të gjitha mënyrat tifozët e Çelsit të cilët po e mbështetin në atë që cilësohet momenti më i errët i karrierës së tij.

“Tifozët kanë qenë të shkëlqyer që në momentin kur unë iu bashkova Çelsit. Në fillimin e sezonit kalova një prej periudhave më të vështira të karrierës time. Në disa ndeshje radhazi nuk isha mes titullarëve, situatë të cilën nuk e kisha përjetuar më parë. E vetmja gjë që më dha pak më shumë shpresë ishte mbështetja e njerëzve”, deklaroi Torres për televizionin e klubit.

Sulmuesi që theu rekordin e transferimeve në Angli kur kaloi nga Liverpuli të Çelsi për 50 milion paund, ka 19 ndeshje radhazi që nuk gjen rrugë ne rrjetës. Por ai tha se një nga momentet më të lumtura ishte kur tifozët kishin thirrur në kor emrin e tij në ndeshjen e nëntorit të fituar 3-0 ndaj Ulvërhempton.

“Ajo ndeshje më tregoi se duhej të punoja më shumë për t’i merituar vlerësimet e publikut. Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë më parë këtë ngrohtësi nga tifozeria dhe unë nuk isha as në fushë. Tani e di që nuk po shënoj, por jam i sigurt se shumë shpejt do të vijë edhe shpërblimi i punës time”, u shpreh sulmuesi spanjoll.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *