Home / Lajme / Maqedoni / Trajkovski u likuidua!

Trajkovski u likuidua!

22 shkurt-Aeroplani i presidentit është rrëzuar nga një aeroplan tjetër. Pas rënies së fluturakes, njësiti ushtarak mobil e vrau presidentin, këshilltarët e tij dhe anëtarët e ekuipazhit ndërsa kufomat i dogji, thotë avokati Pançevski për “Dnevni Avaz”

Avokati i familjeve të të vdekurve në fatkeqësinë e aeroplanit të presidentit Boris Trajkovski, Ignat Pançevski, në një deklaratë për gazetën sarajevase “Dnevni Avaz” pohon se nuk bëhet fjalë për fatkeqësi, pro për atentat, për çka thotë se ka edhe dëshmi. Aeroplani i presidentit Trajkovski është rrëzuar nga një predhë e një aeroplani tjetër, pohon në deklaratën për “Dnevni Avaz”, Pançevski.
“Aeroplani i presidentit është rrëzuar nga një aeroplan tjetër. Pas rënies së fluturakes, njësiti ushtarak mobil e vrau presidentin, këshilltarët e tij dhe anëtarët e ekuipazhit ndërsa kufomat i dogji”, thotë avokati. Ai konfirmon se ka shumë dëshmi për tezën e tij, midis të cilave janë edhe dëshmitë e banorëve lokal, në vendin ku u rrëzua aeroplani dhe dëshmi të shumë dëshmitarëve për atë se çka kishte ndodhur midis shpërthimit të parë dhe të dytë. Pançevski pohon se ekziston xhirimi satelitor ku njerëzit në dy gjuhë botërore urojnë për goditjen e aeroplanit, sikurse edhe video-xhirim se si është kryer atentati, madje edhe dëshmi se disa pasagjerë pas uljes i kanë kërkuar familjet e tyre. Ndryshe, Boris Trajkovski vdiq më 26 shkurt të vitit 2004, në një fatkeqësi aeroplani në afërsi të Mostarit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *