Home / Lajme / Maqedoni / Tre kuadrot shqiptare akoma nuk pranohen në Ministrinë e Mbrojtjes

Tre kuadrot shqiptare akoma nuk pranohen në Ministrinë e Mbrojtjes

28 shkurt-Në tetor të vitit të kaluar ata ishin pranuar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili siç mësohet u kishte garantuar përfshirjen në kuadër të dikasterit të mbrojtjes, por deri tani asgjë nuk është realizuar. Ministri Besimi në një intervistë të tij të fundvitit kishte llogaritur dhe përmendur si të punësuar këta tre të diplomuar shqiptarë, edhe pse ata akoma mbeten të papunësuar

Tre të diplomuarit shqiptarë në Akademinë Ushtarake të Tiranës, si pjesë e një projekti ndërqeveritar dhe të Armatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë akoma nuk janë punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Fisnik Sulejmani, Fatmir Rushani dhe Enis Uti tashmë më shumë se një vit e gjysmë kanë ngelur të papunë, edhe pse kontrata e dërgimit të tyre për studime në Akademinë Ushtarake në Tiranë, që ishte një projekt i mbështetur nga NATO, obligonte ata që pa mbarimit të shërbejnë në institucionet e mbrojtjes të Maqedonisë për së paku tetë vite. “Edhe përkundër këtij obligimi dhe kushti, prapa se prap ata kanë ngelur dhe nuk dihet fati i tyre”, theksojnë për agjencinë e lajmeve INA burime të afërta me të diplomuarit.

Në tetor të vitit të kaluar ata ishin pranuar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili siç mësohet u kishte garantuar përfshirjen në kuadër të dikasterit të mbrojtjes, por deri tani asgjë nuk është realizuar. Ministri Besimi në një intervistë të tij të fundvitit kishte llogaritur dhe përmendur si të punësuar këta tre të diplomuar shqiptarë, edhe pse ata akoma mbeten të papunësuar

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *