Home / Lajme / Rajon / Tre veta nga Maqedonia vdesin në aksident në Serbi

Tre veta nga Maqedonia vdesin në aksident në Serbi

26 shkurt-Ndër viktimat janë pjesëtarët e një familje, babai, nëna dhe djali i tyre trevjeçar, ndërsa vajza 12 vjeçare është transportuar në Qendrën Urgjente në Beograd me lëndime të rënda dhe rrezik për jetën. Ndërkaq, shoferët e kamionit kanë kaluar me lëndime jashtë rrezikut për jetë.

Në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur në vendin e quajtur Bregu i Begalicës, në aksin rrugor Beograd-Nish, kanë gjetur vdekjen tre persona, ndër ta edhe një fëmijë trevjeçar, ndërsa edhe tre të tjerë kanë marrë lëndime.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17, gjatë përplasjes së një kamioni me targa të Leskovcit dhe veturës me targa të Sllovenisë.

Ndër viktimat janë pjesëtarët e një familje, babai, nëna dhe djali i tyre trevjeçar, ndërsa vajza 12 vjeçare është transportuar në Qendrën Urgjente në Beograd me lëndime të rënda dhe rrezik për jetën. Ndërkaq, shoferët e kamionit kanë kaluar me lëndime jashtë rrezikut për jetë.

“Pas aksidentit, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur vdekjen dy persona, në Qendrën Urgjente në Beograd janë sjellë edhe dy të lënduar rëndë: djali 3 vjeçar i cili nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë dhe vajza 12 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë dhe mjekët luftojnë për jetën e sajë. Po ashtu janë sjellë edhe dy meshkuj me lëndime jashtë rrezikut për jetë. Vajza 12 vjeçare akoma është në rrezik për jetë”- ka deklaruar zëdhënësi i Qendrës Urgjente në Beograd, Drago Jovanoviq për “B92”.

Të gjithë udhëtarët që ndodheshin në autoveturën me targa të Sllovenisë, janë shtetas të Maqedonisë, kanë bërë të ditur nga MPB-ja e Sërbisë.

Aksidentin sipas njoftimeve e ka shkaktuar autovetura, e cila ka lëvizur në korsinë e majtë të autostradës dhe i ka prerë rrugën kamionit që ka lëvizur në korsinë e mesme- kanë bërë të ditur shërbimet e MPB-së së Sërbisë. Ekipet e policisë rrugore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë veprimet e duhura dhe komunikacioni në këtë aks rrugor është normalizuar. INA

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *