Home / Lajme / Maqedoni / Treni godet 26 vjeçarin për vdekje

Treni godet 26 vjeçarin për vdekje

5 shkurt-“Rreth orës 13, 40, ka ndodhur një aksident irëndë në afërsi të fshatit Sedllarcë, në mbikalimin hekurudhor për në fshatin Sedllarcë e Epërme, kur treni me numër 106663, që qarkullonte në linjën Shkup-Kërçovë, që është drejtuar nga (D.A), nga Shkupi, ka goditur në veturën Golf (3) e drejtuar nga 24 vjeçari A.D nga fshati Siniçan.Nga goditja lëndime të rënda vdekjeprurëse ka marrë drejtuesi i veturës i cili ka ndruar jetë në vendngjarje”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetov

Një 26 vjeçar banor i fshatit Siniçan komuna e Bogovijës, ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën kur vetura e tipit Golf (3), është përplasur me trenin e linjës Kërçovë-Shkup. Nga goditja në vendngjarje ka ngelur i vdekur 24 vjeçari Alkin Dauti, banor i fshatit Siniçan. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditur nga ana e policisë e cila ka bërë hetime në vendngjarje së bashku me gjykatësin hetues. “Rreth orës 13, 40, ka ndodhur një aksident irëndë në afërsi të fshatit Sedllarcë, në mbikalimin hekurudhor për në fshatin Sedllarcë e Epërme, kur treni me numër 6663, që qarkullonte në linjën Kërçovë-Shkup, që është drejtuar nga (D.A), nga Shkupi, ka goditur në veturën Golf (3) e drejtuar nga 26 vjeçari Alkin Dauti nga fshati Siniçan. Nga goditja lëndime të rënda vdekjeprurëse ka marrë drejtuesi i veturës i cili ka ndruar jetë në vendngjarje”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, i cili bëri të ditur se këto janë informacionet e para ndërsa pas hetimeve do të jepen hollësira. Banorë të këtij fshati kanë thënë se në këtë mbikalim nuk ka rampa që ndalon makinat kur kalon treni por ka vetëm shenjë, ndrësa kanë informuar se ka edhe semafor por i njejti nuk punon. Banorët e fshatit Sedllarcë, janë shprehur se ky mbikalim është mjaft i rrezikshëm dhe shpesh herë ndodhin aksidente pasi që mungon rampa ndërsa semafori nuk punon një kohë të gjatë. Ata kanë apeluar që autoritetet përgjegjëse sa më parë të marrin masa dhe të rregullojnë këtë mbikalim për të parandaluar tragjedi tjera.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *