Home / Lajme / Maqedoni / Tresi në SHBA

Tresi në SHBA

16 shkurt-Me këtë rast do të njihet edhe me sistemin federal të qeverisjes, me të dhënat historike të politikës presidenciale dhe sistemit dy partiak të SHBA-së si dhe me dallimet filozofike të dy partive dominuese.

Me ftesë të Byrosë për Arsim dhe Kulturë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Kryetari i Degës së PDSH-së në Tetovë, Luan Tresi qëndron për vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 11 Shkurt deri me 4 Mars. Qëllimi kryesor i vizitës është shkëmbimi i përvojave dhe njohja me procesin zgjedhor Amerikan në nivel federal, shtetëror dhe lokal, ndjekja e rolit të mediave në procesin zgjedhor, rishikimi i praktikave operacionale, standardeve të gazetarisë dhe përfshirjes së balancuar në procesin zgjedhor në SHBA. Gjithashtu pjese e vizitës do të jetë edhe mbikëqyrja e kampanjës parazgjedhore duke përfshirë edhe orvatjet për zmadhimin e numrit të pjesëmarrësve në votime, metodat për mobilizimin dhe fuqizimin e votuesve potencial si dhe ndikimin e strukturave sociale, ekonomike dhe politike në SHBA në procesin zgjedhor. Gjatë qëndrimit në SHBA, Tresi do të takohet me zyrtarë të ndryshëm amerikan, përfaqësues të lartë të partive politike pjesëmarrëse në program, kryeredaktorë të medieve, përfaqësues të OJQ-ve etj. Me këtë rast do të njihet edhe me sistemin federal të qeverisjes, me të dhënat historike të politikës presidenciale dhe sistemit dy partiak të SHBA-së si dhe me dallimet filozofike të dy partive dominuese.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *