Home / Lajme / Maqedoni / Tridhjetë deputetë pa mungesë në seancat kuvendore plenare

Tridhjetë deputetë pa mungesë në seancat kuvendore plenare

3 shkurt-Izet Zeqiri është i pari në listën e deputetëve të cilët janë paraqitur për diskutime në seanca të Kuvendit (51) dhe për numër më të madh të replikave (144). Pas tij për diskutime janë Marjanço Nikollov (50), Vesna Bandevska (45), Cvetanka Ivanova (42) dhe Stojko Paunovski (34). I dyti në listën për replika është Ilija Dimovskai (122), e pas tij vjen Jani Makraduli (113) dhe Cvetanka Ivanova (103)

Prej gjithsej 123 deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në periudhën qershor-dhjetor të vitit 2011, 30 nuk kanë asnjë mungesë nga seancat plenare, pesë kanë më shumë mungesa të arsyeshme, ndërsa 29 prej deputetëve aspak nuk kanë diskutuar në seancat.

Numër më të madh të propozim-ligjeve, sipas të dhënave nga numri më i ri “Deputeti im”, kanë parashtruar deputetët Ermira Mehmeti, Rexhail Ismaili, Ivon Veliçkovski, grupi deputetar i LSDM (koalicionit), Pavle Trajanov dhe Amdi Bajrami.

Izet Zeqiri është i pari në listën e deputetëve të cilët janë paraqitur për diskutime në seanca të Kuvendit (51) dhe për numër më të madh të replikave (144). Pas tij për diskutime janë Marjanço Nikollov (50), Vesna Bandevska (45), Cvetanka Ivanova (42) dhe Stojko Paunovski (34). I dyti në listën për replika është Ilija Dimovskai (122), e pas tij vjen Jani Makraduli (113) dhe Cvetanka Ivanova (103).

Deputeti Arben Labunishta ka parashtruar numër më të madh të pyetjeve të deputetare (6), amendamente më shumë ka parashtruar Mile Andonov (239), përderisa Igor Ivanovski (39) ka numër më të madh të intervenimeve procedurale në seancat plenare.

Sipas “Deputeti im”, 12 deputetë nuk kanë diskutuar në seanca të trupave punues dhe këshillave të tjerë në Kuvendin në periudhën e dhënë.

Ali Ahmeti (62), Arben Xhaferi (53), Menduh Thaçi (53), Fijat Canovski (52) dhe Ermira Mehmeti (41) janë deputetët të cilët kanë më shumë mungesa të arsyeshme nga seanca kuvendore, përderisa mes më të rregullave të cilët nuk kanë mungesë nga asnjë seancë janë edhe kryetari Trajko Veljanoski dhe nënkryetarja Svetllana Jakimovska dhe Suzana Saliu.Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në periudhën qershor-dhjetor të vitit 2011 ka mbajtur 19 seanca plenare, kohëzgjatja e të cilave është 70 ditë. Prej tyre më e gjata ka zgjatur nëntë ditë pune, më gjatë në kontinuitet seanca ka zgjatur 12 orë e 15 minuta, përderisa 17 minuta ka zgjatur seanca më e shkurtër.

Sipas Raportit për punë të Kuvendit, në seancat plenare janë shqyrtuar gjithsej 381 pika, prej të cilave 274 ligje, 72 vendime, tre informata, një program, 20 raporte, tre plane, tetë interpretime autentike dhe një faturë e përfunduar.

Janë parashtruar gjithsej 1097 amendamente, prej të cilave 1073 prej deputetëve dhe 24 të komisioneve.

Në këtë periudhë gjithsej 21 deputetë kanë parashtruar çështje të deputetëve, ndërsa janë parashtruar gjithsej 57 çështje të deputetëve, prej të cilave nga fusha e sistemit politik 18, ekonomike 21 dhe nga fusha e veprimeve publike 18 çështje. Prej gjithsej 57 çështjeve të deputetëve, gojarisht në vetë seancën janë përgjigjur 54.

Komisioni kuvendor legjvënës-juridik ka mbajtur 21 seanca, Komisioni për financim dhe buxhet 19, 16 seanca ka mbajtur Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji ka mbajtur 13 seanca. Trupat e tjerë punues kanë mbajtur deri në 10 seanca.

Në suaza të aktiviteteve të Kuvendit me organizata joqeveritare janë realizuar 16 aktivitete në bashkëpunim me Institutin demokratik kombëtar, katër me Fondacionin Vesministër për demokraci, ndërsa në këtë periudhë ka bashkëpunuar edhe me Asociacionin qytetar “MOST”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *