Home / Lajme / Maqedoni / UEJL e dyta, USHT e trembëdhjeta

UEJL e dyta, USHT e trembëdhjeta

17 shkurt-Në krye të listës për nga cilësia dhe si universitet më i mirë është Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, i dyti Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa në vendin e 13 radhitet Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Është publikuar lista e rangimit të Universiteteve të Maqedonisë, ku Universiteti i Evropës Juglindore radhitet në vendin e dytë, ndërsa USHT në pjesën e fundit të listës.

Qendra për klasifikimin e universiteteve botërore pranë Universitetit “Xhia Tong” në Shangaj, ka publikuar listën e universiteteve në Maqedoni, duke i vlerësuar për nga cilësia dhe kushtet.

“Xhia Tong” është institucioni më prestigjioz botëror për rangimin e institucioneve të larta arsimore sipas parimeve të Berlinit.

Në krye të listës për nga cilësia dhe si universitet më i mirë është Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, i dyti Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa në vendin e 13 radhitet Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Universiteti FON radhitet në vendin e katërt, ndërsa Universiteti Ndërkombëtar i Strugës radhitet në vendin e 17.

Gjatë hartimit të kësaj liste janë marrë parasysh të dhëna nga viti 2010. Kjo listë do të jetë e publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Ministri i Arsimit, Pance Kralev ka theksuar se radhitja e radhës e universiteteve vendore do të bëhet në vitin 2013, ndërsa qëllimi kryesor është që ndonjëri prej universiteteve të Maqedonisë të radhitet në listën e 500 universiteteve më të mira botërore. Rangimi bëhet sipas 60 kritereve vlerësuese, si nga kushtet e mësimit, kuadri dhe aspektet e tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *