Home / Lajme / Maqedoni / UKM e para , UEJL e dyta

UKM e para , UEJL e dyta

1 shkurt-Universiteti Shtetëror i Tetovës gjendet disa vende më poshtë Universitetit të Evropës Juglindore në ranglistën e universiteteve sipas cilësisë. Ranglistës i prijnë universitetet publike ku është përfshirë edhe UEJL-ja, për shkak të statusit specifik “institucion joprofitabil”

Lista që radhitë universitetet publike dhe private në Maqedoni në bazë të cilësisë, duke filluar nga më i miri – tashmë është gati. Qendra universitare “Xhaotong” nga Shangai i ka dhënë fund përpunimit të të dhënave për përpilimin e ranglistës, e sikurse pranon edhe vetë ministri Pançe Kralev, që rangon institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni sipas cilësisë. Kjo ranglistë tanimë gjendet në tavolinën e tij. Jozyrtarisht, i pari në këtë listë gjendet Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, e menjëherë pas tij, në vend të dytë Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë. Shumë vende më poshtë, gjendet Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), i cili është radhitur i fundit sa i takon kategorisë së universiteteve shtetërore në listën ku janë të përfshira 19 institucionet të arsimit të lartë. Krejt në fund, gjendet shkolla e lartë BAS dhe Universiteti MIT i Shkupit. Ministri i Arsimit, Pançe Kralev nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me ranglistën, mirëpo nuk ka mundur të mohojë as zërat që e ashtuquajtura “Lista e Shangait” është gati. “Ranglista veçmë gjendet në Ministrinë e Arsimit dhe tanimë e kemi në shërbimet përkatëse të Ministrisë. Do të bëhet publike ditëve në vijim, gjatë një konference shtypi javën e ardhshme”, tha ministri Kralev. Ai ka shmangur të përgjigjet në hollësi për ranglistën, të cilën e përpiloi Qendra Universitare “Xhoatong” e Shangait, kurse tha se në përgjithësi, prijnë universitetet publike. “Kam paralajmëruar disa herë se universitetet publike, e thënë kushtimisht janë përpara universiteteve private”, shprehet Kralev. Gjatë takimi joformal me gazetarët, Kralev ka sqaruar se UEJL-ja nuk llogaritet si universitet privat. Për shkak të statusit specifik, “UEJL-në si institucion joprofitabil”, MASH nuk mund ta llogarit si universitete privat. Pra, UEJL, sipas Kralevit, bën pjesë në kategorinë e universiteteve publike. Ai, nuk i kundërshton informacionet se UEJL gjendet e dyta në ranglistën e institucioneve të arsimit të lartë, mirëpo as nuk i konfirmon të njëjtat. “Lista do t’i tregojë të gjitha. Bëni durim edhe disa ditë”, shprehet ministri i Arsimit dhe Shkencës. Pas disa ditëve, Maqedonia do të ketë për herë të parë një listë, e cila radhitë institucionet e arsimit të lartë mbi bazën e cilësisë që ata ofrojnë. Lista, e cila u përgatit nga Qendra Universitare “Xhoatong” e Shangait, ka kushtuar 100.000 dollarë amerikan. Qëllimi i saj është të bëhet transparente cilësia e universiteteve dhe që studentët të kenë pasqyrë mbi kualitete që ofrojnë ato. Elementet kryesore me të cilën është matur cilësia janë rezultatet që jepen sa i takon numrit të diplomuarve që kanë gjetur punë, koha e pritjes, përgatitja profesionale e profesorëve, si dhe angazhimi i tyre në projekte hulumtuese dhe shkencore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *