Home / Lajme / Maqedoni / USHT-ja dhe UEJL-ja shpallin Vitin Akademik 2012, Vit i Ditës së Flamurit

USHT-ja dhe UEJL-ja shpallin Vitin Akademik 2012, Vit i Ditës së Flamurit

27 shkurt-Në këtë konferencë për media mernin pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, Pro Rektori për Arsim Ismail Ahmedi, Rektori i UEJL-së Zamir Dika etj. 100 vjetori i Pavarësisë dhe Dita e flamurit do të festohen denjësishtë nga shqiptarët u tha mes tjerash nga Këshilli dhe përfaqësuesit e USHT-se dhe UEJL-se.

Këshilli Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, bashkë me Rektorët dhe Prorektorët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, sot në konferencë për shtyp që u zhvillua në rektoratin e USHT-së pas seancave solemne të Senateve të të dy Universiteteve, njoftojë për aktivitetet e radhës të këtij Këshilli. Në këtë konferencë për media mernin pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, Pro Rektori për Arsim Ismail Ahmedi, Rektori i UEJL-së Zamir Dika etj. 100 vjetori i Pavarësisë dhe Dita e flamurit do të festohen denjësishtë nga shqiptarët u tha mes tjerash nga Këshilli dhe përfaqësuesit e USHT-se dhe UEJL-se.

Propozimet e Këshillit organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit

Tetovë, 27.02.2012

• Shpallja e Vitit Akademik 2012, Vit i Ditës së Flamurit nga ana e Senateve të të dy universiteteve, USHT-së dhe UEJL-së. (27.02.2012 Senati USHT, UEJL ora 11.00)
• Gara mbarëkombëtare në skijim alpik Kupa e flamurit.
o Organizatorë: UEJL, USHT dhe institucione të tjera universitare mbarëkombëtare
Vendi: Kodra e diellit
• Koha: 2-3 Mars 2012
• Aktivitete studentore.
Organizatorë: USHT, UEJL, etj.
Vendi: Shkup,
• Koha: 7-9 Maj 2012
• Simpozium universitar. (18.05.2012 ora 10.00) – Ohër
• Ngjarje kulturore, artistike.
Organizatorë: USHT (Fakulteti i arteve), UEJL dhe institucione tjera simotra nga vendi dhe rajoni
Vendi: Strugë
• Koha: 14-15.06.2012
• Kongresi i Manastirit në dritën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Organizatorë të mundshëm: USHT, UEJL, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare në Tiranë, Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Tiranë, etj.
Vendi: Manastir
• Koha: Tetor, 2012 (java e parë e Tetorit)
• Konferencë shkencore dyditore me temë: Zhvillimet historike, politike, shoqërore, gjuhësore dhe kulturore te shqiptarët 1912-2001.
Organizatorë : USHT, UEJL, etj.
Vendi: Tetovë
• Koha: Java e fundit e Tetorit 2012

Universiteti Shtetëror i Tetovës Universiteti i Evropës Juglindore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *