Home / Lajme / Maqedoni / USHT ndërpret mësimin

USHT ndërpret mësimin

7 shkurt-Në njoftimin e USHT theksohet se procesi mësimor do të ndërpritet nga dita e sotme deri më 10 shkurt, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme dimërore.mirpo keto dit do te zevendeohen pasi te zbutet gjendja e jasht zakonshme qe esht krijoj per shkak te reshurave te bores.

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), informon studenetët pedagodët dhe te punsuarit tjer se e ndërpret procesin mësimor, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës.
Në njoftimin e USHT theksohet se procesi mësimor do të ndërpritet nga dita e sotme deri më 10 shkurt, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme dimërore.mirpo keto dit do te zevendeohen pasi te zbutet gjendja e jasht zakonshme qe esht krijoj per shkak te reshurave te bores.Po ashtu informoi se këto ditë të humbura do të zëvendësohet gjatë periudhës së ardhshme të semestrit të dytë studimor .Ndërkaq, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev sot informoi se për shkak të motit me dëbore në 28 komuna në mbarë Maqedoninë aktualisht ka ndërprerje të plotë të mësimit, respektivisht mësimi nuk zhvillohet në 124 shkolla, nga të cilat 15 shkolla të mesme dhe 109 fillore.”Ministria e Arsimit bën thirrje deri te të gjitha komunat që të bëjnë vlerësim në shkollat fillore dhe të mesme në territorin e tyre dhe të marrin vendim nëse mësimi duhet të zhvillohet rregullisht, me orë të shkurtuara ose me ndërprerje të plotë të mësimit”, tha Kralevi në konferencën e sotme për shtyp.Ministri shtoi se MASH-i është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha komunat për marrje të informacioneve mbi situatën në shkollat dhe theksoi se orët e humbura për shkak të motit të keq do të duhet të kompensohen në të ardhmen.”Përsëri rekomandojmë që vlerësimi për shkurtimin e orëve dhe pezullimi e mësimit të qëndrojë mbi këshillat komunalë, sepse ne nuk mund t’i urdhërojmë komunat çka të bëjnë. Në qoftë se vazhdon moti me dëbore, do të duhet të miratohet rekomandim i përgjithshëm nëse mësimi në mbarë vendin do të vazhdojë”, tha Kralev.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *