Home / Lajme / Maqedoni / Varrosen dy të rinjtë e vrarë në Gostivar

Varrosen dy të rinjtë e vrarë në Gostivar

29 shkurt-Varrimi I dy të rrinjëve nga Gostivari është përcejllur me një atmosferë të zymtë në këtë qytet, ku forca të mëdha policore kanë qenë të pranishëm në çdo skaj të qytetit të Gostivarit.

Mijëra qytetarë të Gostivarit, Tetovës dhe më gjërë, kanë marrë pjesë në varrimin e sotëm të dy të rinjëve shqiptarë të cilët dje u vranë në mënyrë mizore nga Polici maqedonas Joakim Trifunovski .

Dy të rrinjtë shqiptarë Besnik Shehapi dhe Imran Memeti, janë përcjellur për në banesën e fundit në Gostivar nga popullata shqiptare me lot në sy dhe të inidnjuar thellë nga vrasja makabre.

Përfaqësues fetar, shoqëria civile, banorë të Pollogut dhe më gjërë, nga shtëpitë e Imranit dhe Besnikut, kanë përcjellë për në varrezat e qytetit të Gostivarit trupat e pajetë të tyre. Varrimi I dy të rrinjëve është përcejllur edhe me brohoritjet Tekbr Allahu Ekber.

Varrimi I dy të rrinjëve nga Gostivari është përcejllur me një atmosferë të zymtë në këtë qytet, ku forca të mëdha policore kanë qenë të pranishëm në çdo skaj të qytetit të Gostivarit.

Në këtë varrim të dyfishtë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive politike shqiptare, krerë të komunave etj, ndërsa komuna e Gostivarit ka ulur në gjysëm shtizë flamujt para objektit të komunës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *