Home / Lajme / Maqedoni / Veljanovski i ndërpret fjalën deputetit Orhan Ibrahimi

Veljanovski i ndërpret fjalën deputetit Orhan Ibrahimi

14 shkurt-“Ne deputetet e PDSH-së në emër të gjithë shqiptarëve në asnjë mënyrë dhe variant nuk e mbështesim këtë aleancë serbo-maqedone. Me Serbinë armike të shqiptarëve jo me vullnetin tonë, por armike për shkak të politikës ekspansioniste, kolonizuese, terrorizuese, politikë më ç’njerëzore që ka prodhuar mendja e njeriut, këto do të mundohem ti faktoj me dëshmi dhe argumente nga e kaluara e deri më tani. Unë këtu kam një foto nga varrezat masive të bëra nga këto forca shtazarake serbe. Janë mbi 200 shqiptarë ende nëpër varreza serbe…”, deklaroi Orhan Ibrahimi deputet nga PDSH-ja

Është ndërprerë seanca plenare e së martës, pasi kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk kishte arritur të qetësojë deputetin e Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi. Ky i fundit, duke kundërshtuar propozim-ligjin e bashkëpunimit mes policisë së Maqedonisë dhe Serbisë, duke ofruar fotografi të policëve serb gjatë luftës së Kosovës, por edhe duke shfaqur fotografi të varrezave masive për shqiptarët, ai i ka pyetur deputetët e shumicës se në çfarë, “i asocon shqiptarët policia serbe”. Madje, Ibrahimi i ka quajtur policët serb edhe “forca shtazarake”, ndërsa ndaj kësaj ka reaguar deputeti i partisë serbe, Ivan Stoilkoviq. Dhe si rezultat të këtij fjalori të Ibrahimit, kryeparlamentari Veljanovski ka ndërpresë seancën parlamentare.Për Ibrahimin dhe grupin parlamentar të PDSH-së ishte e papranueshme që të vihet bashkëpunim me policinë serbe, polici të cilën ai e kualifikoi si polici që ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve.
“Ne deputetet e PDSH-së në emër të gjithë shqiptarëve në asnjë mënyrë dhe variant nuk e mbështesim këtë aleancë serbo-maqedone. Me Serbinë armike të shqiptarëve jo me vullnetin tonë, por armike për shkak të politikës ekspansioniste, kolonizuese, terrorizuese, politikë më ç’njerëzore që ka prodhuar mendja e njeriut, këto do të mundohem ti faktoj me dëshmi dhe argumente nga e kaluara e deri më tani. Unë këtu kam një foto nga varrezat masive të bëra nga këto forca shtazarake serbe. Janë mbi 200 shqiptarë ende nëpër varreza serbe…”, deklaroi Orhan Ibrahimi deputet nga PDSH-ja .“Këto pamje janë rrëqethëse, janë mbi një milion shqiptarë, tendenca finale për ti eliminu shqiptarët edhe biologjikisht. Mos të harrojmë se edhe këtu kishte skenarë ët koordinuara me Beogradin, siç ka qenë aj plani famëkeq i kryetarit të RM-së, për korridore për shqiptarët…”, theksoi Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *