Home / Sport / Venger, kundër “Marca” për Van Persi

Venger, kundër “Marca” për Van Persi

“Mediat spanjolle kanë shumë krijimtari, ata shpikën një histori tjetër. Nuk u intereson se çfarë ndodh realisht”, ishin fjalët e tekniku të Arsenalit.

Arsen Venger ka akuzuar shtypin spanjoll se po mundohet të shqetësojë Robin Van Persi, pasi u shfaqën deklaratat e sulmuesit se ishte i interesuar për t’u bashkuar me Real Madrid.
Holandezi shihet prej kohësh si objektiv i dy gjigandëve spanjoll, Real e Barça, pasi nuk ka firmosur rinovimin me Arsenalin. “Marca”, gazeta më e afërt me Realin, publikoi deklaratën e marrë gjatë stërvitjes së djeshme, sipas të cilës holandezi dëshironte të luante për madrilenët.
Këto komente kanë zemëruar Venger, i cili e ka patur inatin me gazetën dhe jo vetë lojtarin për fjalët që ka thënë.
“Mediat spanjolle kanë shumë krijimtari, ata shpikën një histori tjetër. Nuk u intereson se çfarë ndodh realisht”, ishin fjalët e tekniku të Arsenalit.
Kjo nuk është hera e parë që francezi akuzon shtypin spanjoll për shpërqendrim të lojtarëve të tij. Gjatë viteve të drejtimit të Venger, Fabregas dhe Rejes ishin objekt spekulimesh nga shtypi spanjoll, dhe në fakt të dy u kthyen në vendlindje.
Edhe Aleks Ferguson ka qenë gjithmonë i ashpër me shtypin spanjoll, sidomos me gazetën “Marca”, ndaj të cilës ka folur publikisht kur Reali kërkonte Kristano Ronaldon. “Kjo gazetë është thjesht një mjet për të destabilizuar lojtarët në emër të Realit të Madridit”, ishte komenti i atëhershëm i teknikut skocez. Por ashtu si Venger, edhe ai e humbi betejën me shtypin spanjoll, pasi në fund, Kristiano Ronaldo kaloi te Reali.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *