Home / Lajme / Maqedoni / Vërejtje për largimin e veturave

Vërejtje për largimin e veturave

15 shkurt-Nga Inspektorati komunal bëjnë të ditur se për shkak të kushteve të rënduara klimatike dhe vështirësive në komunikacion është kërkuar që të ndërmerren masa edhe nga ana e policisë së Tetovës, për largimin e të gjitha veturave të parkuara gabimisht nëpër rrugët kryesore dhe trotuaret, me qëllim që ndërmarrjes NPK-Tetova dhe kompanive tjera të angazhuara për pastrimin e borës në komunën e Tetovës t’iu mundësohet të kryejnë punën e tyre.

Inspektorët komunal gjatë ditës së martë kanë kryer mbikëqyrje në disa nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, me ç’rast janë lëshuar mbi 90 vërejtje për qytetarët për mënjanimin e veturave të parkuara gabimisht në rrugë dhe në trotuare, si dhe për mënjanimin e borës para objekteve afariste dhe shitoreve.
Ky aksion i inspektoratit vjen me qëllim të zhbllokimit të rrugëve dhe trotuareve nga automjetet e parkuara, të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe punën e ndërmarrjes për pastrimin e borës në territorin e Komunës së Tetovës.

Nga Inspektorati komunal bëjnë të ditur se për shkak të kushteve të rënduara klimatike dhe vështirësive në komunikacion është kërkuar që të ndërmerren masa edhe nga ana e policisë së Tetovës, për largimin e të gjitha veturave të parkuara gabimisht nëpër rrugët kryesore dhe trotuaret, me qëllim që ndërmarrjes NPK-Tetova dhe kompanive tjera të angazhuara për pastrimin e borës në komunën e Tetovës t’iu mundësohet të kryejnë punën e tyre.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *