Home / Sport / Volejboll, Rabotniçki pret Shkëndijën në çerekfinale

Volejboll, Rabotniçki pret Shkëndijën në çerekfinale

Biduli është përforcimi i dytë i Shkëndijës në këtë merkato, pasi ‘kuqezinjtë’ ditë më parë angazhuan malazezin, Bllazho Miliq.

Rabotniçki do të jetë kundërshtar i Shkëndijës në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në volejboll për meshkuj. Skuadra nga Shkupi ka siguruar përballje me kampionët në fuqi, pasi të shtunën në balotazh mundi Mavisin me rezultat maksimal 3:0. Kështu skuadra nga parku i qytetit të Shkupit, do të përballet me mbrojtësit e titullit, Shkëndijën në duelin që do të zhvillohet më 14 mars në Shkup. Nga tabori i Shkëndijës prej më herët kanë paralajmëruar mbrojtjen e titullit edhe në Kupën e Maqedonisë por edhe në kampionat. Në ndeshjen e dytë të balotazhit, Susheva mundi ngushtë 3:2 finalistin e vitit të kaluar, Borec Brakon, duke avansuar në çerekfinale ku do të përballet me Strumicën. Në dy duelet tjera të çerekfinales, Kumanova takohet me Sinalkon, ndërsa Liria pret Vardarin. Në konkurencë të femrave, KV Shkëndija u mund 2:3 nga Borec Brako dhe mbylli garat në kuadër të Kupës. Në të njëjtën konkurencë, Rabotniçki mundi Vardarin me rezultat 3:0. Ndërkohë nga tabori i KV Shkëndija në konkurencë të meshkujve vjen edhe një risi, pasi ‘kuqezinjtë’ kanë angazhuar reprezentuesin e shpresave të Shqipërisë, Ledio Bidulin. Volejbollisti i ri disa ditë ishte në prova te kampionët e dyfishtë në fuqi të Maqedonisë, ndërsa duket se ka kënaqur shijen e trajnerit Luma, i cili ka vendosur ta mbajë në rradhët e veta. Biduli është përforcimi i dytë i Shkëndijës në këtë merkato, pasi ‘kuqezinjtë’ ditë më parë angazhuan malazezin, Bllazho Miliq. Megjithatë nga tabori i Shkëndijës nuk përjashtojnë mundësinë që deri në mbyllje të merkatos, në skuadër të ofrojnë edhe ndonjë volejbollist të rij.

TABELA:
Kupa e Maqedonisë:
Balotazhi-meshkujt:
Rabotniçki – Mavisi 3:0,
Susheva – Borec Brako 3:2.

1/4 e finales, meshkujt:
Rabotniçki – Shkëndija,
Liria – Vardari,
Kumanova – Sinalko,
Susheva – Strumica.

Kupa e Maqedonisë:
Balotazhi – femrat:
Shkëndija – Borec Brako 2:3,
Rabotniçki – Vardari 3:0.

1/4 e finales, femrat:
Borec Brako – Forshped,
Rabotniçki – Makedonija Maks
Un.Goce Dellçev – Bami Kor.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *