Home / Sport / Volejboll, shtyhet fillimi i kampionatit

Volejboll, shtyhet fillimi i kampionatit

Ky vendim për shtyrjen e startit të kampionatit ishte për tu pritur, nëse meret parasysh fakti se ditë më parë nga skuadra e ekipit kampion, Shkëndijës, njoftuan se si pasojë e kushteve atmosferike janë detyruar të punojnë me formacion të përgjysmyar, pasi një pjesë e volejbollistëve hasnin në vështirësi për të udhëtuar në Tetovë në seancat e rregullta stërvitore të klubit.

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka bërë që përfundimisht të shtyhet starti i stiorit vjeshtor në Ligën e Parë të volejbollit në të dy kategoritë. Edhe pse fillimisht ishte përcaktuar që garatë në ligat e volejbollit të fillojnë më 18-të shkurt dhe më vonë starti u shty për një javë, moti i përkeqsuar detyroi drejtuesit e ligës që të bëjnë prolongim të ri të nisjes së garave në stinorin pranveror. Nga Federata e Volejbollit të Maqedonisë njoftojnë se pas konsultimit me gjithë skuadrat e Ligës së Parë të Maqedonisë në konkrencë të meshkujve dhe 7-të prej 11-të klubeve në konkurencë të femrave, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kushteve minimale për organizim normal të ndeshjeve kampionale, me mbështetje të Këshillit Drejtues në FHM-së, sillet vendimi që starti i ndeshjeve të të gjithë Ligave shtetërore nën organizim të FHM-së të jetë më 3 dhe 4 mars. Ndërkohë është vendosur që ndeshjet e balotazhit të Kupës së Maqedonisë të luhen më 25 dhe 26 shkurt. Sipas vendimit në fjalë, do të duhet të vendoset që të caktohet një e mërkurë për zhvillimin e një xhiroje të rregullt dhe për këtë të gjithë do të njoftohen në kohë nga ana e drejtuesve të Federatës së Hendbollit të Maqedonisë. Ky vendim për shtyrjen e startit të kampionatit ishte për tu pritur, nëse meret parasysh fakti se ditë më parë nga skuadra e ekipit kampion, Shkëndijës, njoftuan se si pasojë e kushteve atmosferike janë detyruar të punojnë me formacion të përgjysmyar, pasi një pjesë e volejbollistëve hasnin në vështirësi për të udhëtuar në Tetovë në seancat e rregullta stërvitore të klubit. Tani kjo shtyrje besohet se ekipeve do t’u japë kohë plotësuese për tu përgatitur, ndërsa njëkohësisht pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen dhe kampionati të vazhdojë pa problem.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *