Home / Lajme / Maqedoni / Vrasja e dyfishtë, akt makabër i një “krimineli”

Vrasja e dyfishtë, akt makabër i një “krimineli”

29 shkurt-Komuna e Gostivarit, në lidhje me aktin çnjerëzor të efektivit të policisë, shpreh indinjatë të thellë nga shkaku se ky rast ka edhe dimensionin ndëretnik, fakt ky që mund të rrezikojë ekuilibrin e brishtë në mes te shqiptareve dhe te maqedonaseve që jetojnë në komunën tonë, vlerë kjo të cilën me shumë përkushtim jemi përpjekur që ta ruajmë edhe në ditët më të vështira”

Kreu i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, ka dënuar ashpër vrasjen makabre të dy të rinjve shqiptar Besnik Shehapi dhe Imran Memeti, që ndodhi të martën në Gostivar. “Familjarëve të dy viktimave të pafajshme, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen e thellë me ta, ndërsa nga organet kompetente, kërkojmë zbardhje të plotë të rastit dhe shqiptimin e dënimit maksimal për dorasin kriminel. Komuna e Gostivarit, në lidhje me aktin çnjerëzor të efektivit të policisë, shpreh indinjatë të thellë nga shkaku se ky rast ka edhe dimensionin ndëretnik, fakt ky që mund të rrezikojë ekuilibrin e brishtë në mes te shqiptareve dhe te maqedonaseve që jetojnë në komunën tonë, vlerë kjo të cilën me shumë përkushtim jemi përpjekur që ta ruajmë edhe në ditët më të vështira”.

“Fakti që vrasja vjen nga dora e një efektivi të policisë, i cili për një kohë të caktuar ka shërbyer në njësitë speciale të policisë speciale ‘Tigrat’ dhe aktualisht i është besuar mbrojtja e kufijve shtetërorë, e rrit shqetësimin e të gjithë qytetarëve të komunës dhe më gjerë se në strukturat e rendit, zënë vend edhe kriminelë me paragjykime nacionaliste, të gatshëm për të vrarë qytetarë të pafajshëm për çështje shumë banale, siç është zënka verbale për një vend-parkim. Vlerësojmë se ky akt makabër është rrjedhojë e politikave nacionaliste qeveritare, të manifestuara nëpërmjet ofendimeve të renda që u bëhen shqiptarëve në terrenet sportive, e që stimulohen nga vetë shteti , propaganda nacionaliste e mediave pro-qeveritare dhe klimës antishqiptare përmes projekteve të financuara nga buxheti shtetëror dhe një sërë politikash dhe veprimesh tjera të cilat çojnë në drejtim të nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe destabilizimit të vendit”, thuhet në komunikatën e Gostivarit. Sot, flamujt në Komunë janë ulur në gjysmë shtizë.
Mbrëmë vonë policit Jaqim Trifunoski, i cili vrau dy të rinjë shqiptar, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe është dërguar në burgun hetimor në Shkup – Shutkë. Ai dje në një zënkë për motive banale vrau Besnik Shehapi (1986) dhe Imran Mehdia (1982) që të dy banorë të lagjes “Lajthia” të qytetit të Gostivarit. Ka qenë një vend parkingu përballë mobilierisë “Montenegro“ që është bërë mollë sherri mes viktimave dhe vrasësit të dyfishtë. Dëshmitarët okularë rrëfejnë se kishin dëgjuar më tepër se pesë plumba të shkrepura në vendin e ngjarjes. Njëri nga ato, duke rrëfyer rastin, dëshmon se “vrasësi kishte nisur makinën dhe me gjakftohtësi kishte lëshuar vendin e ngjarjes, duke ngarë makinën në drejtim të Gjykatës Themelore”. Dëshmitari, i cili kishte qenë në lëvizje me automjetin e tij, kishte parë se njëri nga viktimat kishte qenë i përmbysur në tokë. Ishte afruar aty me mendimin se ishe aksidentuar pa dashje nga drejtuesi i automjetit. “Pasi isha në lëvizje me automjetin tim, unë nuk dëgjova zhurmën e armës. Kur arrita aty, u afrova dhe kur e rrotullova nga ana e kundërt personin e shtrirë në tokë, e pash se në gjoks ishte i qëlluar me plumb dhe me mezi merrte frymë. Bashkë me kalimtarët e rastrit, menjëherë shpejtuam ta dërgojmë në Spital. Ndërkohë që viktima tjetër veçmë ishte përcjellë në spital nga banorët e lagjes”, theksoi dëshmitari i ngjarjes, Aziz Zendeli. Edhe pse banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit kishin shpejtuar për të hospitalizuar të plagosurit në Spitalin e Gostivarit, viktimat në njësinë e urgjencës janë pranuar pa shenja jete. Drejtori i spitalit, Ferit Muça, bëri me dije se ekipet mjekësore edhe për skaj intervenimit në kohë dhe në mënyrën e duhur, vetëm se kanë konfirmuar vdekjen e tyre në momentet kur janë dërguar në Spital.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *