Home / Sport / Wenger: Kam dashur të nënshkruaj me Ibran

Wenger: Kam dashur të nënshkruaj me Ibran

15 shkurt-“Kjo është arseja se pse besoj se ai ishte në fushën stërvitore të Arsenalit para fillimit të karrierës së tij. Para se të kalonte te Ajaxi, ne ishim të interesuar në të dhe ai arriti të ndërtojë një karrierë të shkëlqyeshme”, ka thënë Wenger.

Arsene Wenger ka zbuluar se ai ishte përpjekur të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, kur ai ishte lojtar junior.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Nëse ju shikoni në rekordin e tij, në atë çfarë ai ka fituar, ai e ka personalitetin e tij të bazuar në një besim të fuqishëm në veten”.

“Kjo është një kualitet i një niveli të lartë që ndonjëherë mund të shihet si vetëbesim i tepruar, por nuk mendoj se ai është kështu, pasi ai shpërthen me paraqitjet e tij në ndeshjet e mëdha”.

“Kjo është arseja se pse besoj se ai ishte në fushën stërvitore të Arsenalit para fillimit të karrierës së tij. Para se të kalonte te Ajaxi, ne ishim të interesuar në të dhe ai arriti të ndërtojë një karrierë të shkëlqyeshme”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se dallimet në mes të skuadrës së tij dhe rivalit të sotëm të Ligës së Kampionëve, nuk janë aq të mëdha.

“Të dy klubet kemi skuadra shumë të ekuilibruara”, ka thënë Wenger me shaka.

“Në thelb ata e kanë të njëjtën filozofi, që do të thotë se ata kujdesen për lojtarët e tyre, ata kanë një qasje familjare ndaj mënyrës se si i trajtojnë lojtarët, dhe kemi të njëjtën gjë”.

“Ata e bëjnë këtë duke i mbajtur lojtarët ca më gjatë dhe ne e kemi bërë këtë me disa lojtarë të rinj, por në thelb filozofia nuk është aq e ndryshme”, ka shtuar francezi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *