Home / Sport / Zambia fiton Kupën e Afrikës

Zambia fiton Kupën e Afrikës

Fati e deshi që Zambia të fitonte titullin e saj të parë ndërkombëtar pak kilometra larg vendit ku 19 vjet më parë u rrëzua avioni që mbante përfaqësuesen e këtij vendi, duke shuar të gjithë kombëtaren.

Zambia është kthyer në vendin e tragjedisë më të madhe të saj futbollistike në Gabon, për ta bërë atë një vend gëzimi, pasi ka fituar Kupën e Kombëve të Afrikës, duke mundur me 11-metërsha Bregun e Fildishtë. Sunzu shënoi golin vendimtar nga pika e bardhë pas gjuajtjes jashtë të Gervinjo, duke i dhënë Zambias një sukses të papritur në fitoren 8-7. Fati e deshi që Zambia të fitonte titullin e saj të parë ndërkombëtar pak kilometra larg vendit ku 19 vjet më parë u rrëzua avioni që mbante përfaqësuesen e këtij vendi, duke shuar të gjithë kombëtaren. Pas 19 vitesh vuajtje, “plumbat e bakrit” ka arritur të shkruajnë emrin e tyre mes më të mëdhenjve në Afrikë, ndërsa u bënë surpriza e këtij edicioni duke eliminuar favoritët njëri pas tjetrit. Megjithatë, vendimtar në finale ishte edhe gabimi i Didier Drogba, i cili humbi një 11-metërsh gjatë kohës së rregullt të takimit, duke mos i dhënë mundësinë skuadrës së tij të siguronte një trofe që i mungon prej 20 vitesh.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *